Elvana Gjata

VIP & Spektakël

Nuk shkoi në Eurovizion, Elvana Gjata: Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në muzikë

23 Dhjetor, 15:43| Përditesimi: 23 Dhjetor, 15:49

  • Share

Elvana Gjata nuk arriti të fitonte çmimin e parë për të shkuar në Eurovizion.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Gjata, uron këngëtarët fitues të festivalit ndërsa falënderon të gjithë ata që e mbështetën.

“Unë gjithmonë kam uruar më të mirën për vendin tim, pavarësisht se kush e përfaqëson atë në skenën ndërkombëtare. Grupit Shkodra Elektronikë i uroj një eksperiencë të mrekullueshme në Eurovizion 2025”, shkruan Elvana në rrjetet sociale.

Po ashtu ajo ka edhe një mesazh në lidhje me kritikët.

“I mirëpres kritikat që më ndihmojnë të zhvillohem, por le ta lëmë gjuhën e urrejtjes. Ajo nuk ka vend në muzikë”, shton Elvana.

Grupi “Shkodra Elektronike” u shpall fitues dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Ata morën 143 pikë, ndërsa Elvana Gjata arriti të siguronte 135 pikë. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?