Nuk dëgjuam të shtëna/Gardistët rrëfejnë bisedën e fundit me Shkëlzen Qordjan: S'ishte i shqetësuar

2 Korrik 2018, 13:21| Përditesimi: 2 Korrik 2018, 14:54

  • Share

Report Tv zbardh detaje të reja nga vetëvrasja e Shkëlzen Qordjas, shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e ambienteve të Gardës, por në vendin ku ai qëlloi veten, në garazhin e Gardës së Republikës, nuk ka pasur kamera sigurie. Ambienti që survejohet është ai përtej garazhit të Gardës. Ende nuk dihet ora e saktë e vetëvrasjes së 31-vjeçarit, ndërsa ngjarja u raportuar rreth orës 11:00 të ditës së shtunë.

Nga dëshmitë e dhëna përpara grupit hetimor, në ambientet e Gardës nuk janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri. Report Tv zbardh edhe dëshmitë e një kolegëve të Qordjas, të cilët kanë pasur komunikime me shoferin e Xhafajt. Ata kanë thënë se nga biseda që kanë pasur me Shkëlzen Qordjan, ky i fundit nuk kishte shprehur asnjë shqetësim.

Nuk i kemi dëgjuar të shtënat. Vetëm kemi shkuar dhe kur kemi hapur garazhin e kemi parë Shkëlzenin të mbuluar nga gjaku. Morëm ambulancën por nuk kishte shenja jete. E kemi parë ditët e fundit, por nuk kemi vënë re ndonjë shqetësim tek ai. Nuk mund ta kuptojmë pse ndodhi. 

Dëshmia e kolegëve të 31-vjeçarit

Gjithashtu, 31-vjeçari ka biseduar edhe me disa njerëz të tjerë përpara se t'i jepte fund jetës. Hetuesit kanë marrë edhe telefonin e Shkëlzen Qordjes për të zbuluar komunikimet e fundit me kë ai i ka pasur. Nga tabulatet telefonike Prokuroria shpreson të gjejë ndonjë të dhënë që çoi në vetëvrasjen e Shkëlzen Qordjes.

Ndërkohë, vetëvrasjen e Shkëlzen Qordjas e konfirmon edhe ekspertiza paraprake mjeko-ligjore. Ai vetëqëlluar në pjesën e djathtë të kokës dhe plumbi i ka shkaktuar dëmtime të shumta në kokë, duke e tejshpuar. Sipas mjekëve, Gardisti mund të mbijetonte falë ndërhyrjes së mjekëve. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Selimi: 04/07/2018 00:55

    Shkelzeni ka qene si duket ne vend dhe ne kohe te gabuar do kete pare dicka me zarar dhe politika e ka hequr qafe

    Përgjigju
  • Toni: 03/07/2018 02:17

    Si ka mundesi I vetmi vend qe nuk pat kamra beri vet vrasje, te behet ekzaminimi I armeve i gjit puntorve te gardes nga FBI.

    Përgjigju
  • Lifi: 02/07/2018 18:37

    Po nga kush prisni ju qe ta zbuloje te verteten??.

    Përgjigju
  • Arbër: 02/07/2018 14:13

    Ndoshta pakijdesia e tij e qastit???

    Përgjigju
    • Fredi: 02/07/2018 15:08

      Pakujdesi me deren e garazhdit mbyllur dhe brenda ne makine? Cfare po bente po pastronte MP5? Jo more Arber jo. Vetvrasje shume e dyshimte dge pyetje qe nuk marrin pergjigje. Nese eshte vrasje atehere policia dhe prokuria duhet te kene guxim ta thone. Shume pikepytje edhe nga deshmite qe lexojme, as i shqetesuar, as kinflikt dhe as te shtena te degjuara. Ngjarja e rende koincidon me bllokimin e miliona eurove. Mundesia me e madhe eshte te jete nje presion i paster ndaj ministrit Xhafaj. Mafia ne kete menyre operon kur kercenon. Gjynah se ishte djal i ri.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?