S'u ftua në darkën e Athinës, Rama i përgjigjet Mitsotakis: E rrezikshme të jemi peng i politikës së brendshme fisnore! Të pres në Tiranë

22 Gusht 2023, 13:20| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 15:44

  • Share

Kryeministri Edi Rama thyen heshtjen dhe jep një përgjigje për kryeministrin grek Kyrios Mitsotakis, i cili, nuk e ftoi në Athinë. Përgjigjja ishte edhe për të gjithë të tjerët, që siç tha ai, ishin hutuar nga mungesa e tij në darkën informale organizuar me rastin e 20 vjetorit të Samitit BE - Ballkani Perëndimor në Selanik.

Përgjigjen preferoi ta japë pas 15 orësh, publikisht në platformën sociale Twitter, dhe zgjodhi ta japë në anglishten, - gjuhën me të cilën komunikuan të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor me liderët europianë në në darkën e mbrëmshme 21 gusht 2023.  

Mungesën në takimin informal në Athinë për Ballkanin Perëndimor,  e trajton si pasojë e pengmarrjes nga një politikë fisnore, që siç ai shkruan është shumë e rrezikshme.

Rama sjell në vëmendje Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë në muajin Tetor, ku Kryeministri grek Mitsotakis është i ftuar si përfaqësues i Greqisë, dhe jo Presidentja.

“Shpresoj shumë që takimi të ishte produktiv dhe sigurisht, më mirë të mos e kisha parë darkën e përdorur për t’i dërguar Shqipërisë një mesazh kontradiktor kundrejt qëllimit shumë më ambicioz të nismës dhe shpresoj që ky fakt fatkeq të mos i bëjë konfuzë të ftuarit e nderuar"

Duke mos shprehur zhgënjim për mungesën e ftesës nga miku i tij grek, Rama i kujton homologut rolin mbështetës për një Greqi protagoniste në lidhje me zhvillimet në rajon.

Jam i lumtur që Kyriakos mori iniciativën për të thyer bukën me liderët shumë të rëndësishëm dhe për të diskutuar të ardhmen evropiane të Ballkanit në sfondin e agresionit rus. Rajoni ka nevojë që Greqia të përfshihet më shumë në rrugën tonë të përbashkët. Unë i kam thënë gjithmonë atij apo miqve të tjerë grekë, duke e thënë publikisht në disa raste, se sinqerisht besoj se vendi i tyre ka një rol të natyrshëm për të luajtur në Ballkan duke pasur parasysh profilin dhe përvojën e tij në BE

Rama risjell në vëmendje faktin se në tetor Shqipëria do të kryesojë Samitin e Procesit të Berlinit, që do të organizohet në Tiranë, ku siç shprehet do të jetë i ftuar homologu i tij Mitsotakis, dhe jo presidenti i Greqisë

“Tetorin e ardhshëm Shqipëria do të kryesojë Samitin e Procesit të Berlinit të këtij viti në Tiranë. Natyrisht, miku im i dashur dhe kolegu shumë i respektuar në Athinë ka qenë i ftuar të marrë pjesë dhe nuk mund ta imagjinoja kurrë të përgjigjesha nën zë, duke ftuar në vend të tij presidentin grek, për të cilin kam edhe respektin më të madh”

Pa adresuar, Rama shkruan për një palë të tretë, që ka nxitur qendrimin e Greqisë ndaj Shqipërisë kohët e fundit.

Unë e kuptoj presionin e palëve të treta, të etur për të shfrytëzuar çdo rast për të bërë një mal nga një pirg dheu.. Eshtë shumë me rrezik që ne të jemi peng i politikës së brendshme fisnore.

Por për kryeministrin e Shqipërisë, duket se darka në Athinë e Mitsotakis, nuk ka sjellë të reja në Ballkan. Me elegancë, u jep pergjigje spekulimeve, që mungesa e tij, nuk ishte thjesht çështje ftese

Arsyeja është e thjeshtë: nuk doja të shqetësoja mikpritësin dhe të ftuarit e tij, duke e shtuar zhurmën para se miqtë e mi të mirë të mbledhur në Athinë të përfundonin punën e tyre.

Kush mori pjesë?

Në darkën joformale në Athinë (21 gusht 2023)  morën pjesë: presidentët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Të 11 liderët e vendeve të Ballkanit dolën me një deklaratë të përbashkët me 8 pika, përmes së cilës theksojnë rëndësinë që Ballkanit Perëndimor të bëhet pjesë e Bashkimit Europian si dhe shprehën mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me popullin ukrainas në luftën e tij kundër pushtimit rus.

REAGIMI I PLOTE I KRYEMINISTRIT RAMA 
Këtu është përgjigja ime për të gjithë ata, në Greqi, Shqipëri apo gjetkë, që komentuan në mënyra të ndryshme ose u hutuan nga mungesa ime në Athinë, por edhe për gazetarët që kërkuan mendimin tim dhe nuk morën përgjigje para ngjarjes.

Arsyeja është e thjeshtë: nuk doja të shqetësoja mikpritësin dhe të ftuarit e tij, duke e shtuar zhurmën para se miqtë e mi të mirë të mbledhur në Athinë të përfundonin punën e tyre.

Jam i lumtur që Kyriakos mori iniciativën për të ndarë bukën me liderët shumë të rëndësishëm dhe për të diskutuar të ardhmen evropiane të Ballkanit në sfondin e agresionit rus.

Rajoni ka nevojë që Greqia të përfshihet më shumë në rrugën tonë të përbashkët. Unë i kam thënë gjithmonë apo miqve të tjerë grekë, duke e thënë publikisht në disa raste, se sinqerisht besoj se vendi i tyre ka një rol të natyrshëm për të luajtur në Ballkan duke pasur parasysh profilin dhe përvojën e tij në BE.

Shpresoj shumë që takimi të ishte produktiv dhe sigurisht, më mirë të mos e kisha parë darkën e përdorur për t'i dërguar Shqipërisë një mesazh kontradiktor kundrejt qëllimit shumë më ambicioz të nismës dhe shpresoj që ky fakt të mos konfuzojë të ftuarit e nderuar.

Për sa më përket mua, të flasësh, të komunikosh, të debatosh me miqtë, aleatët, partnerët dhe fqinjët në radhë të parë është thelbi i politikës ndërkombëtare dhe të përpiqesh, gjithmonë të përpiqesh, të vendosësh veten në vendin e tjetrit është një domosdoshmëri. Aq më tepër kur gjërat duket se shkojnë keq.

Tetorin e ardhshëm Shqipëria do të kryesojë Samitin e Procesit të Berlinit të këtij viti në Tiranë.

Natyrisht, miku im i dashur dhe kolegu shumë i respektuar në Athinë është ftuar të marrë pjesë dhe nuk mund ta imagjinoja kurrë të përgjigjesha nën zë, duke ftuar në vend të tij Presidentin grek, për të cilin kam edhe respektin më të madh

Unë e kuptoj presionin e palëve të treta, të etur për të shfrytëzuar çdo rast për të bërë një mal nga një pirg dheu. Por ne të gjithë kemi sfida shumë më të mëdha përpara, ka male të vërteta për t'u ngjitur. Ajo që duhet të na bashkojë në kohë të tilla të trazuara për hir të popullit tonë, vendeve tona, rajonit tonë, Evropës tonë është më e madhe se ajo që na ndan. Eshtë shumë me rrezik që ne të jemi peng i politikës së brendshme fisnore.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndergjegja: 22/08/2023 22:27

    Ky fredibelerit duhet te jete nga rasati i napolonzervës.....i shijon "manxerri" grek si shqiptar gjakhumbur/gjakdhjere me ideologjine fetare te ortodoksise greke. Pfuuu coftin e mbaruar.

    Përgjigju
  • Arben: 22/08/2023 15:38

    Kryeministri grek duhet te kete dicka parasysh! Himara eshte shqiptare dhe Beleri do qendroje ne burg derisa ne ndergjegjen e cdo greku te jete e qarte qe Himaren nuk do ta kene kurre te tyren! Sa me shume te zgjase kundershtimi grek aq me keq per ta! Sepse Shqiperia nuk do te terhiqet asnje milimeter! Mitrovica dhe Himara jane troje shqiptare! Serbet dhe greket ose te integrohen, duke u bindur pa medyshje, ose te ikin nga trojet tona!

    Përgjigju
    • Jorgo Goro: 23/08/2023 09:55

      Unë nuk bleva

    • Fadil: 22/08/2023 22:25

      Të lumtë, Arben Shqiptari! Nga jugu në veri, Jemi NJË SHQIPËRI! Të mbrojmë: Gjuhën, Flamurin Kuqezi, Identitetin Shqiptar Dhe kufijtë e NËNËS SHQIPËRI ETNIKE! LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!

    • Or tej: 22/08/2023 20:20

      Ketu duket sikur vetem ky bleu vota dhe sikur asnje legen i cfaredo partie tjeter nuk ka blere asnjehere vota ne kete vend or teeeejjjjj

  • Jona: 22/08/2023 14:40

    Pavaresisht te gjithave greku ska pse nderhyn dhe beleri te marre denimin qe meriton

    Përgjigju
  • Erika: 22/08/2023 14:39

    Si gjithmone reagimi i duhur nga ana e kryeministrit tone

    Përgjigju
  • rerd: 22/08/2023 14:37

    Shume mire i ka then Rama. Keshtu eshte

    Përgjigju
  • Alesia: 22/08/2023 14:36

    nje pergjigje mese e miremenduar dhe fjale me vend

    Përgjigju
  • romi: 22/08/2023 14:35

    Keti ndyresire greke i thuhet i dashur armik sepse i tille eshte dhe mban ligjin e luftes .

    Përgjigju
  • Alvanos: 22/08/2023 14:05

    Rama i ka shumë “frikë” lobin grek. Përmbajtja e letrës dhe gjuha e përdorur e shpreh. Nuk mund të mbarsesh me turkun Erdogan e të pjellësh me grekun Miçotaqis

    Përgjigju
    • Yunanistan hesapi: 22/08/2023 15:51

      Lobi garek është për të pas frikë

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?