Sport

'Nuk u përgatita ashtu siç doja', pëshëngritësja medaliste Veli: Krenare që ngrita flamurin shqiptar

6 Prill 2021, 12:41| Përditesimi: 6 Prill 2021, 13:43

  • Share

Arritje të së pamundurës dhe fitore që askush nuk e priste. Evangjeli Veli, u përgatit vetëm 3 javë dhe ia doli të rrëmbejë emocione të mëdha duke triumfuar në Rusi. Shqiptarja fitoi medaljen e bronztë në kampionatin europian që po zhvillohet në Moskë, në stilin e shkëputjes për kategorinë 55 kilogramë.

“Nuk kam patur mundësi të përgatitem ashtu siç duhet, të stërvitem ashtu siç duhet. Kam ardhur në këtë kampionat vetëm me 3 javë përgatitje dhe kemi arritur të pamundurën. Kemi arritur atë që asnjeri nuk e besonte.”

Dëshiron t’i bëjë edhe më krenarë bashkëardhetarët e saj.

“Të ngresh flamurin shqiptar është një emicion shumë i madh, sepse ke bërë krenar gjithë Shqipërinë. Shpresoj dhe besoj se kjo do të ndodhë edhe në garën e ardhshme ku dua edhe të dëgjohet himni shqiptar, jo vetëm të ngrihet flamuri.”

Medaljen e radhës shpreson ta marrë në Botërorin e të rriturve që do zhvillohet në tetor.

“Duket se ka shumë kohë para, por nuk është ashtu nëse një sportist dëshiron të përgatitet ashtu siç duhet. Unë e kam nisur stërvitjen që pasi fitova medaljen dhe shpresoj të jem e shëndeteshme. Gjithashtu dua edhe një medalje në Botëror.”

Të tjerë peshëngritës shqiptarë, si Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj pritet t’i sjellin në këtë kampionat të tjera medalje Shqipërisë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Auguri: 06/04/2021 16:24

    Me këto syzet je sh sexy,si J Lopez!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?