Mentor Kikia

Politikë

Nuk u prit nga drejtuesit e PD, Kikia për Report TV: Salianji s'duhet të presë që t'i shtrojnë tapetin e kuq, situata në parti mbetet e njëjta

10 Korrik, 14:29| Përditesimi: 10 Korrik, 14:48

  • Share

Gjatë intervistës për Report TV, analisti Mentor Kikia komentoi edhe lirimin e Ervin Salianjit nga burgu dhe faktin që ai nuk u prit nga asnjë drejtues në selinë e Partisë Demokratike. Analisti thotë se Salianji, ndonëse ishte në burg për një çështje të PD dhe jo të veten personale, nuk duhet të ketë pritshmëri nga partia, për shkak se  mbetet e njëjta si ajo e rreth një viti më parë kur u dënua. 

“Padyshim që Salianji ishte në burg për një kauzë të PD dhe jo për çështje personale dhe mendoj se ai mund të ketë patur pritshmëri që në selinë e PD do të pritej si heroi politik i kësaj partie por që siç ju konstatuat nuk ndodhi asgjë e tillë sepse përtej asaj që ka perceptuar Salianji në kushte kufizimi, PD ka qenë po e njëjta dhe Salianji do të integrohet në jetën politike të PD. Këtë e paralajmëroi edhe vetë Berisha por do të duhet të ulë pritshmëritë pasi Salianji është thjesht një politikan i kësaj partie që mund të marrë ndonjë post politik në kryesi apo vend tjetër. Por PD është po ajo dhe Salianji pnuk do të gjejë një ambient më të mirë nga ai që la kur u arrestua. Duhet të jetë koshient për mjedisin demokratik brenda asaj partie dhe s’duhet të ketë pritshmëri të tjera.”, u shpreh Kikia. 

Kikia shtoi se nuk beson se në PD ka njerëz që mendojnë se Salianji mund të rritet politikisht dhe të bëhet një kandidat potencial për të marrë diçka më shumë. Sipas tij, dënimi nuk do ta rrisë Salianjin dhe ta bëjë atë një lider të mundshëm politik. 

"Në PD nuk ka çfarë trazohet se është përfshirë në kauzën e denoncimit të zgjedhjeve dhe as që bëhet fjalë për të ulur e bërë analizën e përgjegjësive të veta në 11 maj. Së paku do të duhet të pritet shtatori ku PD të përmbyllë procesin e denoncimeve dhe më pas të analizojë problemet që kishte me listën e kandidatëve, me lidershipin e saj për të kuptuar se çfarë nuk shkonte dhe nga këtu nëse do të mund të marrë udhë nisma që mund të gjenerojnë lëvizje që të krijojë lidership të ri. Por derisa kjo gjë të mos pranohet nga Berisha, besoj se s'do të ketë lëvizje.", shtoi ai. 

Më tutje, Kikia u shpreh se pa hapur "krahun" Berisha në PD, askush nuk mund të ngrejë kokën për të ndërmarrë iniciativa brenda partisë, teksa solli në vëmendje se si ai arriti që të rimerrte drejtimin e saj. 

"Askush nuk mund të marrë ndonjë inciativë që të shpallë një trazim të ri të situatës aty duke qenë Berisha në zyrë. Këtë e provoi Basha dhe Berisha tregoi se edhe kur e nxorrën tërësisht jashtë partisë dhe grupi parlamentar, ai diti ta përmbysë situatën dhe ta risjellë aty ku është. Nuk besoj se dikush do të marrë kurajon të nisë një lëvizje të tillë. Kjo mund të thotë vetëm kur Berisha do të thotë se s'do të jetë më kandidat.", përfundoi analisti.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?