Poliklinika Nr.1

Kronikë
Top 24

'Nuk u shërbeu pacientëve'/ Kreu i Poliklinikës në Tiranë sherr me mjeken: Do të flas nesër

30 Maj 2019, 23:04| Përditesimi: 30 Maj 2019, 23:10

  • Share

TIRANE-Mbrëmjen e sotme është regjistruar një konflikt te Poliklinika Nr.1 mes kreut të qendrës dhe një mjekeje. Gazetarët e Report Tv, Arsen Rusta dhe Klesiana Omeri raportojnë se nga të dhënat e para mësohet se një debat i nisur verbalisht dyshohet se ka përfunduar në përplasje fizike mes drejtuesit dhe mjekes okuliste.

I kontaktuar nga Report Tv drejtori i Politklinikës Nr. 1 është shprehur se shkak ka qenë fakti që mjekja nuk u shërbente pacientëve, por nuk ka pranuar që të flasë më shumë duke thënë se "Për ngjarjen do të flas nesër" tha ai.

Deri tani nuk ka pasur asnjë kallëzim në policinë e Tiranës, ndërsa  rrethanat e ngjarjes pritet që të sqarohen në vijim.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?