Elvana Gjata

VIP & Spektakël

Nuk u shpall fituese e Festivalit të Këngës, reagimi i Elvana Gjatës: 10 herë bie, 11 do ngrihem

23 Dhjetor, 11:11| Përditesimi: 23 Dhjetor, 11:21

  • Share

Këngëtarja Elvana Gjata arriti të sigurojë çmimin e dytë në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës me këngën e saj “Karnaval”.

Pavarësisht pritshmërive të larta dhe mbështetjes nga fansat, këngëtarja nuk arriti të fitojë këtë vit, duke i lënë rrugën grupit “Shkodra Elektronike” për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2025.

Me një total prej 135 pikësh, Elvana përfundoi vetëm disa pikë larg triumfit.

Pas shpalljes së rezultateve, Elvana shprehu mirënjohjen e saj të thellë për dashurinë e publikut dhe dërgoi një mesazh frymëzues për të gjithë ata që e mbështetën.

“Mos harroni se jeta është si karnaval dhe asnjë lot nuk është final. Ju dua shumë. Mos u mërzisni të gjithë fansat e mi që kanë ardhur të më mbështesin. Jeta më ka mësuar që 10 herë të bie, 11 herë do ngrihem”, tha ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Boni: 23/12/2024 18:09

    Kjo kte pun ka Humbjen e trofeut e merr me shum inat. Nuk I takonte. Vjedh muzik nga afrika brazili spanja dhe sado qe Esht e bukur duket version I shemtuar I jlo. Edhe Kjo e fundit ka skaduar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?