Bota

Nuk u vaksinuan kundër COVID-19, CNN shkarkon 3 punëtorë

6 Gusht 2021, 15:19| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 15:20

  • Share

CNN, ka shkarkuar tre punëtorë, të cilët nuk ishin vaksinuar  kundër COVID-19, pavarësisht vendimit që kishte marrë këshilli drejtues për moslejimin e për paraqitjen në punë të personave të pa vaksinuar.

Drejtori i CNN-së, Jeff Zucker, e njoftoi stafin për shkarkimin e këtyre tre punëtorëve përmes një deklarate, duke ua përkujtuar se vaksinat janë të detyrueshme, për të gjithë personat të cilët raportojnë nga terreni ose janë në kontakt me punëtorët e tjerë.

“Më lejoni të jem i qartë , kemi politikë me zero tolerancë për këtë gjë”, shkroi Zucker në njoftimin për stafin.

Ai gjithashtu tha se maskat do të kërkohen për punëtorët në Atlanta, Uashington dhe Los Angeles.

Kompanitë dhe institucionet amerikane po zbatojnë politika të ndryshme rreth masave kufizuese në pandemi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?