Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

Nuk uroi Luizin dhe Kiarën për pritjen e ëmbël, Amos zbulon arsyen

3 Dhjetor 2023, 08:22| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 08:24

  • Share

Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër të një vajze. Ky ka qenë lajmi më i përfolur ditët e fundit, ndërsa nuk kanë munguar as urimet për çiftin nga personazhe të njohur publik. 

Së fundmi Amos Zaharia i ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka treguar se nuk i ka uruar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon për pritjen e ëmbël të vajzës së tyre, pasi nuk ka pasur mundësi që të takohet me çiftin.

“Nuk i kam uruar sepse nuk kam patur mundësi të takohem me Luizin dhe Kiarën, por nëse do më rastisi t’i kem përballë do i uroj. Që kur kam dalë nga ai emision nuk jam takuar pothuajse me asnjërin. Unë nuk i zgjodha ato personazhe, unë i zgjedh njerëzit që duhet të kaloj jetën time. Kjo sepse shumë njerëz shohin interesat e tyre, përpos miqësisë.”- tha aktori.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?