Politikë

‘Nuk vij mo!’, Kryemadhi batuta pas daljes nga SPAK: Më thanë kush të duron ty… (VIDEO)

1 Shtator, 12:36| Përditesimi: 1 Shtator, 17:31

  • Share

Monika Kryemadhi, e cila u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, tha në fund të bisedës me gazetarët se nuk do të shkojë më në Prokurori. Me batutë ajo tha se i kanë thënë që të mos paraqitet më se ‘kush të duron ty’.

“Unë nuk vij mo…Më thanë mos hajde mo se kush të duron ty…”, tha Kryemadhi.

Në fillim të gushtit, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës dhe të pandehurve të tjerë mbylljen e hetimeve. Ish-presidenti së bashku me ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.


Lajmi kryesor:

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: U intimiduan dëshmitarët! S’do kërkoj gjykim të shkurtuar (VIDEO)


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?