Pamje nga ndeshja Skënderbeu-Luftëtari në Korçë

Nuk vlen spektakli i Bregut, Luftëtari mposht Skënderbeun në Korçë, fitore edhe për Teutën

16 Dhjetor 2018, 19:42| Përditesimi: 16 Dhjetor 2018, 19:44

  • Share

Jo vetëm korçarët, por Luftëtari ka befasuar këdo sot duke triumfuar me shifrat 2-3 kundër Skënderbeut në takimin e vlefshëm për javën e 17 të Superligës. Skuadra gjirokastrite e cila po kalon një moment të errët financiar e pa veten në disavantazh në minutën e 10 si pasojë e golit të Dejvi Bregut, por vetëm pas pak sekondash arriti edhe një herë të barazonte shifrat.

Sërish ende pa kaluar shumë skuadra e Mezanit përmbysi gjithçka falë një autogoli të Marko Radas. Gjithsesi pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 2-2 pasi Bregu realizoi një tjetër gol, por këtë herë një ‘perlë’ të vërtetë nga goditja e dënimit. Pavarësisht spektaklit të sulmuesit vlonjat Skënderbeu do të dilte pa pikë nga ky takim pasi Vasil Shkurtaj në minutën e 85 me penallti I dha fitoren Luftëtarit në këtë takim.

Ndërkohë sfida tjetër e ditës së sotme mes Kastriotit dhe Teutës ka përfunduar 0-4 në favor të vendasve. Krutanët ishin inekzistentë në këtë ndeshje duke ia bërë gjithçka të lehtë “djemve të detit”. Pas 17 javësh kampionat Teuta renditet në vendin e 2 me 32 pikë, 4 më pak se Partizani kryesues, ndërkohë që Skënderbeu pozicionohet I katërti me 30 pikë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?