Lulzim Basha nuk ka vonuar që të emërojë 12 kryetarët e rinj të degëve në PD, pasi u shkarkuan nga kryesia sepse nuk u angazhuan për Kuvendin e 18 dhjetorit dhe mbështetën kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, që për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së ishte anti-amerikan.
Mësohet se Partia Demokratike ka emëruar në drejtimin politik të degëve ku janë shkarkuar kryetarët, anëtarët e kryesisë qendrore, anëtarët e Këshillit Kombëtar apo anëtar të kryesisë së degëve, Në degën e PD në Devoll është emëruar Bledion Nallbati, e ndërsa në Shijak është emëruar Red Varaku. Ndërkohë degët e Tiranës do të kenë si drejtues politik nënkryetarët e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Vendimi i selisë blu vjen pasi atij të kryesisë, që pak ditë më parë shkarkoi kryetarët e 12 degëve; Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 10, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Kuçovë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Kujtojmë po ashtu se me argumentin se kanë cenuar rëndë interesin elektoral dhe politik të Partisë Demokratike, këshilli Kombëtar i PD-së, shkarkoi më 12 dhjetor kryetarin e Këshillit Kombëtar Edi Paloka, anëtarëve të kryesisë, Flamur Nokës, Aldo Bumçit, Gent Strazimirit, Albana Vokshit, Oerd Bylykbashit si dhe sekretarëve Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi e Ledina Mandia, ku pritet dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj.
Lajmi kryesor:
Basha mbledh kryesinë dhe 'spastron' mbështetësit berishistë! Miratohet propozimi i Alibeajt për largimin e individëve ‘non grata’ nga strukturat qendrore! Çupi: Kjo është për Berishën
M.Q./ReportTv.al
Ore ky Devolliu Nallbani mind te na thote ku i gjeti leket qe ka bere park voltaik bashke me shokun e ngushte te Zenit???
Përgjigju