Politikë

Nuk votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit, Kadilli reagon ashpër: Turp, nuk ka asnjë shpjegim logjik dhe as politik

21 Tetor 2022, 16:42| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 16:44

  • Share

1636189224_1626373923KADILLI.jpg

Fatbardh Kadilli, ish-anëtar i këshillit kombëtar të Partisë Demokratike e ka cilësuar si të turpshëm vendimin e deputetëve të opozitës që nuk votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit.

‘Turp për ata deputetë të opozitës që nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit. Nuk kanë asnjë shpjegim logjik, as politik.  Edhe më turp për ata deputetë që e kanë përdorur persekutimin politik në diktaturë si flamur. Nuk kanë asnjë justifikim, as shfajsim! Ku ishin? Me kë janë?’- shkruan Kadilli.


Lajmi kryesor:

Meta e Berisha kundër votës pro të PD për hapjen e dosjeve, Bardhi: S’mund ta vazhdojmë më tej teatrin e shëmtuar të politikës 32-vjeçare


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?