Nuk zbardhi autorin e djegies me acid të 25 vjeçares, Gjykata Europiane dënon Shqipërinë me 14.720 euro gjobë

12 Gusht 2020, 15:27| Përditesimi: 12 Gusht 2020, 16:12

  • Share

Djegia me acid e shtetases Dhurata Tërshana 11 vite më parë në Sheshin ‚Nënë Tereza‘ në Tiranë dhe moszbardhja e këtij krimit 11 vite më vonë i ka kushtuar Shqipërisë një dënim nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Vendimi është dhënë një javë më parë më 4 gusht ku gjykata ka vendosur të dënojë me 14.720 euro shtetin shqiptar. Sipas gjykatës, Tërshanës në këtë rast viktimë e sulmit me acid i janë shkelur të drejtat dhe për 11 vite institucionet shqiptare duke bërë përgjegjëse prokurorinë dhe policinë kanë dështuar të zbardhin krimin.

Në deklarimet e saj Tërshana e cila më 29 korrik 2009 ka qenë duke ecur me shoqet e saj pranë Sheshit ‚Nënë Tereza‘ kur është sulmuar me acid duke pësuar djegie në 25% të trupit dhe vetëm pas 14 ndërhyrjeve kirurgjike të bëra jashtë vendit ka mundur të shpëtojë.

Ajo është shprehur se s‘ka mundur të njohë agresorin dhe konflikti i vetëm që ka pasur ishte me ish bashkëshortin shtetasit me iniciale E.A.

Por edhe pse ky shtetas është arrestuar asokohe, por kurrë nuk u provua autorësia e krimit. Një tjetër detaj që ka sjellë penalizimin e Shqipërisë me vendimin e 4 gusht 2020 është edhe prania e gjurmëve të gishtrinjëve të autorit të këtij krimi, por kjo provë thotë gjykata s‘është vlerësuar nga institucionet shqiptare.

Një tjetër pikë e konsideruar shkelje nga gjykata europiane është fakti se nuk është kryer asnjë ekspertizë kimike për acidin e përdorur me argumentin se s‘kishte ekspertizë, dhe për këto viktima s‘ishte informuar në asnjë fazë të hetimit.

Ndërsa me këtë vendim të parë për moszbardhjen e këtij krimi drejtësia europiane ka vënë një gurë për të lehtësuar dhimbjen nga moszbardha e krimit ga autoriutetet shqiptare për Tërshanën e cila sot është 36 vjeç.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shteti: 13/08/2020 08:16

    Do ja heqe gjoben avokatka e re e shtetit qe ka 6 muaj qe ka filluar detyren dhe qe merret me gjyqet e veta jo te shtetit

    Përgjigju
  • Iris: 12/08/2020 23:07

    Sikur zonja te kishte shume para,ndoshta mund te ishte ne gjendje te paguante per te marre si avokate znj.E.Ballanca ,se me siguri do ta ndihmonte te demshperblehej me te pakten nje milion $,sa u demshperblye pallati.Duket qe nje pallat I paligjshem vleka me shume se demet fizike ,emocionale e financiare te nje gruaje te thjeshte.

    Përgjigju
  • Alb: 12/08/2020 20:23

    Edhe thon pastaj pse bejn vetgjygjesi njerzit.

    Përgjigju
  • une: 12/08/2020 16:13

    14,720 euro eshte te tallesh.. Gjykata Evropiane duhet ti kishte kripur koken shtetit shqiptare. Eshte krim mizore i kane shkateruar jeten. Plehra!

    Përgjigju
    • Taskapaguesi: 13/08/2020 06:49

      Po mor shok po se taksat e mija do shkojn te gjtha per ate ku di un mund ta ket kerku vet ajo.. skom pse paguj un se kruhet tjetra

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?