Zvarriti vendimin për Velierën, gjyqtari në 'rrjetën' e drejtësisë, nis verifikimi

30 Prill 2018, 16:48| Përditesimi: 30 Prill 2018, 17:14

  • Share

Relatori i trupit gjykues në Gjykatën Administrative, Ergys Gashi, i cili gjykoi çështjen Veliera, do t’i nënshtrohet verifikimit nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi nuk zbardhi vendimin brenda afatit të përcaktuar.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nga Durrësi, ku zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e universitetit ‘Aleksandër Moisiu’, me temë Reforma në Drejtësi, tha se ka kërkuar nga inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të verifikojë dosjen gjyqësore për rastin e procesit për Velierën.

Sipas ministres, gjyqtari i çështjes nuk ka zbardhur në kohë vendimin, ndërsa theksoi se rasti po ndiqet me shumë seriozitet nga Ministria, duke shtuar se ankesa është bërë nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Pak ditë më parë, kryetari i bashkisë Durrës, Vangjush Dako, e quajti të paaftë gjyqtarin Gashi, duke kërkuar nga instancat përkatëse të merren masa dhe të zhbllokohet rruga ligjore për çështjen Veliera, e cila pritet të apelohet nga palët.

"Kur kanë kaluar më shumë se 60 ditë nga përfundimi i procesit gjyqësor për çështjen Veliera, gjyqtari Ergys Gashi ende nuk ka zbardhur vendimin. Në këto kushte palët, Bashkia Durrës dhe shoqëria civile kanë pengesë ligjore për ta ankimuar në gjykatën e apelit.

Aktualisht ne flasim për një çështje me një interes shumë të madh publik siç është Veleria. Gjyqtari i gjykatës Administrative, Ergys Gashi prej dy muajsh nuk e ka zbardhur vendimin duke bërë Veleria të jetë një gërmadhë e hapur në mes të Durrësit. Çfarë masash merren ndaj një gjyqtari, i cili nuk e zbardh vendimin afateve ligjore të përcaktuara, brenda 7 ditësh?

Ne na ka ardhur në ministrinë e Drejtësisë si ankesë edhe nga kryetari i bashkisë, për mos zbardhjen e vendimit nga gjyqtari. Në bazë të kompetencave që ministri i Drejtësisë ka, i është drejtuar Inspektoriatit të Këshillit të Lartë Drejtësisë për inspektimin dhe verifikimin e rastit. Presim rezultatet e raportit të Inspektoratit të KLD-së dhe pas kësaj ministri i Drejtësisë do të propozojë masat sipas përcaktimeve ligjore të reja"

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë

Duke e ditur se kanë kaluar dy muaj afat nga kjo. Ku mund të merret masa, çfarë do të bëhet?
Gjonaj: 
Kjo është një kompetencë që i takon Inspektoriatit të KLD-së. Presim raportit e Inspektoriatit dhe më pas në varësi të rezultateve dhe të gjetjeve të Inspektoriatit, ministri i Drejtësisë ia propozon masën për gjyqtarin KLD-së dhe më pas vendimmarrja i takon KLD-së në mënyrë kolegjiale.

Në momentin që KLD-ja apo dhe vetë strukturat që janë në ngërç siç e përmendëm këtu..?
Gjonaj: 
Në rastin konkret, nuk e di se sa jeni në dijeni, por unë si ministre e Drejtësisë kam çuar katër raste për masë ndaj 4 gjyqtarëve në KLD. Presim të mblidhet KLD dhe të merret vendimi dhe pavarësisht se ministri i Drejtësisë propozon masat përkatëse i takon përsëri vendimmarrja KLD-së.

Edhe në 12 rastet ku ministri i Drejtësisë ka proceduar si anëtar i KLD-së në vazhdim të propozimeve për masat që ministrat e mëparshëm të Drejtësisë i kanë drejtuar KLD-së, pikërisht KLD nuk ka marrë masat e propozuara nga ministri i Drejtësisë i mëparshëm dhe të nënvizuara nga unë, por i ka rrëzuar ato duke nxjerrë pretendime dhe duke nxjerrë pretendimet e tyre.

Të mos harrojmë se kjo është një vendimmarrje kolegjiale dhe kjo është arsyeja që edhe sistemi i drejtësisë ka ndryshuar dhe ka ndryshuar edhe mënyrën se si janë krijuar institucionet e reja të drejtësisë.

Komento

Komente

  • miri: 01/05/2018 18:24

    Ja ben mire kjo. Nuk ben per kte pune jep doreheqjen. Kjo eshte reforma dhe vetem kshu behet drejtesia

    Përgjigju
  • Uns: 01/05/2018 00:34

    Dako qe kerkon drejtesi

    Përgjigju
  • Oneta: 30/04/2018 17:07

    A cja u ka bere mire. Ti heqi ti zhduki kta te korruptuarit.

    Përgjigju
  • Urzi: 30/04/2018 17:04

    Kjo do ta zbatoj tamam reformen fhe ka per ta zbatuar. Hallall i qoft

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?