Nuk zbatohet urdhri i AKU-së për paketimin e frutave! Tregtarët: Problem të moshuarit! Qytetarët: Rregulli na shpëton

25 Mars 2020, 16:14| Përditesimi: 25 Mars 2020, 16:28

  • Share

Autoriteti Kombëtar Ushqimor në kuadër të masave për parandalimin e Covid-19 ka kërkuar të gjitha subjekteve që tregtojnë fruta-perime, ti paketojnë apo ti mbulojnë ato me qëllim shmangien e kontaktit apo spërklave të mundshme gjatë të folurës apo teshtitjes së personave. Nisur nga ky urdhër ReportTV bëri një vëzhgim në disa prej tregjeve të fruta perimeve në qytet e vendit ku u vu re se në pjesën më të madhe të tyre ky urdhër nuk është zbatuar nga tregtarët. Në kryeqytet tregtarët duket se e kanë marrë më seriozisht këtë urdhër teksa shprehen se janë të hapur përballë kësaj mase të ndërmarrë por kërkojnë një ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve. Gjithashtu ka dhe nga ata tregtarë që kërkojnë që procesi paketimit duhet të kryhet nga tregtarët e shumicës dhe malli të vijë i ambalazhuar.

AKU-ja ka shumë të drejtë, qeveria ka shumë të drejtë por njerëzit nuk ndërgjegjësohen, pikë. Mosha e tretë që nuk duhet të dali fare nuk vendos as maska, as doreza dhe më vjen tek hundët mua, po ç'ke mo zotëri se i zgjedh unë ç'ke. Është shumë vendim shumë i drejtë dhe ne nuk kemi problem ti mbulojmë, ja i  mbulova ja dorezat, ja maskat të gjitha në rregull por nuk ndërgjegjësoj dot qytetarët. Kaq kushte sa ka tregu, me kaq orë pune duhet të rrish gjithë ditën e gjithë natën që të ambalazhosh frutat. Kjo është gjë e bukur por duhet të vijë që nga shumica ambalazhimi, duhet të kërkohet që tek shumica ambalazhimi që të kalojë tek ne” u shprehën disa nga tregtarët e fruta perimeve.

Ndërkohë për qytetarët kjo nuk është zgjidhja më e mirë dhe efektive por është një masë që duhet zbatuar për shkak të situatës emergjente që po kalojmë. “Për momentin një zgjidhje është, pse jo. Mënyra më e mirë nuk është gjendur akoma tamam tamam, ne do improvizojmë deri në momentin sa të shpëtojmë. Do ti ndjekim rregullat vetëm kështu do shpëtojmë, nuk ka zgjidhje tjetër”- u shpreh një qytetare.

Më të pabindur duket se janë tregtarët e fruta perimeve në  Fier dhe Durrës ku këto produkte ushqimore  vijojnë që të shiten pa u ambalazhuar me plasmas. Fierit është qyteti më problematik, specifikisht në tregje. Edhe pse renditet i dyti, pas Tiranës për numrin e lartë të rasteve me Covid-19, ku krahas mos zbatimit të urdhrit të AKU dyndja e qytetarëve në tregje për të blerë fruta-perime pa masa mbrojtëse, doreza dhe maska mbetet shqetësuese. Nga ana tjetër në tregun e fruta-perimeve në Durrës nuk lejohet asnjë blerës apo tregtar pa maska dhe doreza, ndërsa urdhri i AKU për të paketuar produktet ushqimore ende nuk ka gjetur zbatim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 25/03/2020 19:49

    Po ca paketimi ore se do bejne baterdine duke i mbushur me kalbesira paketimet. Ashtu sic vendosin qeset neper mbajeteset e cadrave, t vendosin dhe dorashka plastmasi dhe nuk ka nevoje per paketim. Keshtu e ka zgjidhur bota. Dhe ky duhet te jete kriter i perhershem, jo vetem ne kohe virusesh dhe infeksionesh..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?