Subjekti i bllokuar nga AKU

Nuk zbatoi vendimin për ndërprerjen e aktivitetit, AKU bllokon subjektin në Kamëz, e gjobit me 1 milionë lekë

8 Nëntor 2023, 12:15| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 12:24

  • Share

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dhe gjobitur një dyqan ushqimor në Kamëz për tregtim të ushqimit të pasigurt.

Sipas njoftimit, subjekti nuk kishte zbatuar detyrat e lëna më parë nga AKU duke vijuar me tregtimin e produkteve ushqimore dhe duke prishur shenjat dalluese të vendosura për ndërprerjen e aktivitetit.

Për shkeljet e kryera nga subjekti, AKU ka rivendosur sërish masën urgjente të ndalimit të aktivitetit dhe gjobitjen me 1 milionë lekë në total.

“Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Drejtorisë Rajonale Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë kryer kontroll  në një subjekt me aktivitet "Njësi tregtimi të produkteve ushqimore", ku është konstatuar se, subjekti nuk kishte zbatuar detyrat e lëna nga kontrolli i mëparshëm, nga i cili subjekti, për disa shkelje të legjislacionit në fuqi, i është vendosur masa administrative me "gjobë" në vlerën e 900'000 lekëve,  duke vijuar me tregtimin e produkteve ushqimore dhe  prishur shenjat dalluese të vendosura për ndërprerjen e aktivitetit.

Për sa më sipër për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese ka rivënë sërish masën urgjente të ndërprerjes së aktivitetit dhe për këtë arsye ka vendosur edhe masën administrative me "gjobë" në vlerën e 100'000 lekëve. Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”-thuhet në njoftimin e AKU.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?