Nuk zbatuan masat anti-COVID, gjobiten 866 qytetarë në 24 orët e fundit! 755 prej tyre pa maskë mbrojtëse, 9 shkelën orën policore (VIDEO)

2 Mars 2021, 15:40| Përditesimi: 2 Mars 2021, 16:23

  • Share

Policia gjatë 24 orët e fundit për shkak të mos respektimit të masave anti-COVID ka gjobitur 866 qytetarë.

Gjatë patrullimit të përgjithshëm janë gjobitur 755 qytetarë të cilët janë evidentuar pa maskën mbrojtëse dhe 101 qytetarë janë kapur duke udhëtuar pa maskë mbrojtëse në automjete private, me persona me të cilët nuk kishin asnjë lidhje familjare apo me mjete të transportit publik.

Gjatë 24 orët e fundit është gjobitur me masën administrative prej 1.000.000 lekësh 1 subjekt që ushtronte veprimtari në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu 9 qytetarë shkelën orën policore.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Nuk zbatuan masat anticovid, ndëshkohen me masë administrative 866 shtetas. 

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. 
 
Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 755 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse. 
 
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. 

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për pronarin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.  

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.  

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?