Nuk zbatuan masat anti-COVID, gjobiten 2.978 qytetarë! 2.959 pa maskën mbrojtëse dhe 16 shkelën orën policore gjatë 4 ditëve të fundit (VIDEO)

16 Mars 2021, 12:43| Përditesimi: 16 Mars 2021, 14:57

  • Share

Policia e Shtetit gjatë 4 ditëve të fundit për shkak të mos respektimit të masave anti-COVID ka gjobitur 2.978 qytetarë.

Gjatë kontrolleve të policisë 2.959 qytetarë janë evidentuar pa maskën mbrojtëse dhe prej tyre 390 janë konstatuar duke udhëtuar me automjete private me persona të cilët nuk kishin lidhje familjare apo mjete të transportit publik pa maskën anti-COVID.

Me masën administrative prej 10.000 lekësh janë gjobitur 16 qytetarë të cilët kanë shkelur orën policore.

Gjatë 4 ditëve të fundit janë ndëshkuar edhe 3 subjekte të cilat ushtronin veprimtari në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Policia e Shtetit

Ndëshkohen me masë administrative 2978 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 4 ditëve të fundit.

2959 prej tyre janë ndëshkuar për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. 

Gjatë 4 ditëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2569 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 390 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për pronarin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.  

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 16 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.  

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodran prej Puke: 16/03/2021 14:30

    Pse nuk gjobisni politikanet qe grumbullojne me qindra apo mojera qytetare per mitingjet e tyre elektorale?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?