Nuk zbatuan masat, gjobiten vetëm dy call center dhe një pastiçeri

23 Qershor 2020, 13:40| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 14:17

  • Share

TIRANE-Inspektorati Shtetëror Shëndetësor deklaron se ka realizuar 1605 inspektime për monitorimin e masave ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit. Inspektorati ka vendosur 3 masa me gjobë, për 2 call-center dhe një pastiçeri, subjekte të cilat janë gjetur në shkelje.

ISHSH thekson se inspektorati ka marrë edhe një vendim të ndërmjetëm për pezullim të pjesshëm të aktivitetit në një fasoneri për 24 orë. Megjithatë përballë shkeljeve në biznese, sidomos në kafe dhe restorante, masat duken shumë pak, teksa numri i të infektuarve vijon që të jetë i lartë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?