Foto ilustruese

Kapën dhe më pas e liruan një të shpallur në kërkim, AMP pezullon nga detyra shefin e seksionit të trafiqeve në Elbasan dhe specialistin

12 Shtator 2022, 20:09| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 13:35

  • Share

ELBASAN- Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe 1 specialist janë pezulluar nga detyra pasi kanë shpërdoruar detyrën. Report Tv mëson se bëhet fjalë për  nënkomisarin Ulian Shpataraku 37-vjeç dhe nënkomisarjes Sovjona Kapllanaj 45-vjeçe, të cilët nuk kanë respektuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor.

Endri Filja është shoqëruar në komisariat nga efektivët nën hetim, dhe dyshohet se ata nuk kanë njoftuar prokurorinë e Elbasanit që kishte dosjen e të kërkuarit.

Oficerët nuk e kishin regjistruar Endri Filjen në regjistrin e personave që hyjnë në Drejtorinë e Policisë dhe as në regjistrin e të shoqëruarve. E gjitha u bë pa u deklaruar zyrtarisht në asnjë rast procedural, derisa në rrethana të paqarta për hetuesit, shefi dhe specialistja e kanë lënë të lirë për të vijuar arratinë të kërkuarin.

Ka qenë Agjensia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) që ka bërë me dije njoftimin, teksa theksohet se ekzekutuan vendimin penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, të dhënë 1 ditë më parë, 11 shtator 2022.

"Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan ka ekzekutuar vendimin penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, datë 11.09.2022, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në ngarkim të punonjësve të policisë:

– Nënkomisar U.SH, 37 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan;
– Nënkomisare S.K., 45 vjeçe, me detyrë Specialiste pranë Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan.

Ata janë pezulluar në kuadër të procedimit penal nr.1200, viti 2022, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e kësaj Prokurorie. Dyshohet se në shpërdorim të detyrës, këta punonjës policie nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor ", thuhet në njoftim. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lakja: 14/09/2022 19:19

    Te dy oficeret jane gjobevenes qe punojne per llogari te drejtorit Ardian Cipaqi. Ata ishin bere tmerri i Elbasanit. Te pakten ne Elbasan eshte akoma zv drejtori i policise, nje burre i ndershem dhe me integritet. Poshte hajdutet qe njollosin qytetin e Elbasanit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?