Bota

Nuk zgjat 'qetësia e pushtetit' për Trump, mijëra protestues në gjithë SHBA-në dalin kundra politikave të tij

20 Prill, 09:42| Përditesimi: 20 Prill, 11:01

  • Share

SHBA-Mijëra protestues u mblodhën ditën e djeshme në Uashington dhe në qytete të tjera të SHBA-së për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj politikave të Presidentit Donald Trump, që lidhen me deportimet, shkarkimet nga puna në administratë dhe luftërat në Gaza e Ukrainë.

Para Shtëpisë së Bardhë, protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si “Punëtorët duhet të kenë pushtetin”, “Jo mbretërimit”, “Ndalo armatosjen e Izraelit” dhe “Proces i rregullt ligjor”, siç tregonin pamjet mediatike.

Disa nga protestuesit brohorisnin në mbështetje të emigrantëve që administrata Trump i ka deportuar ose është përpjekur t’i deportojë, duke shprehur gjithashtu solidaritet me punonjësit e pushuar nga administrata federale dhe me universitetet që rrezikojnë të humbin financimet për shkak të politikave të reja.

“Ndërkohë që Trump dhe administrata e tij aktivizojnë makinerinë e deportimit, ne do të organizojmë rrjete dhe forma rezistence për të mbrojtur fqinjët tanë”, tha një protestues në një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë.

Të tjerë mbanin flamuj palestinezë dhe shallë tradicionalë keffiyeh, duke brohoritur “Liri për Palestinën” dhe duke shprehur solidaritet me palestinezët e vrarë në luftën në Gaza.

Ndërkohë, disa protestues kishin simbole që shprehnin mbështetje për Ukrainën dhe kërkonin nga Uashingtoni të jetë më i vendosur në përballjen me luftën e nisur nga presidenti rus Vladimir Putin.

Që nga marrja e detyrës në janar, Trump, së bashku me aleatin e tij miliarder Elon Musk, kanë dobësuar rëndë strukturat e qeverisë federale, duke pushuar më shumë se 200 mijë punonjës dhe duke tentuar të shpërbëjnë agjenci të ndryshme./Reuters

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?