Politikë

Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi

9 Dhjetor 2024, 13:07| Përditesimi: 9 Dhjetor 2024, 13:14

  • Share

Pas hezitimit të PD për të lejuar votim e numërim elektronik në Tiranë, KQZ auditon procesin e 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë.

Në përfundim, KQZ pranon vërejtjet e PD vetëm në një aspekt: sjelljen e parregullt të disa operatorëve që ndihmuan votuesit.

Celibashi kërkon gjobitjen e 17 operatorëve, 3 në Vorë, 12 në Elbasan dhe 2 në Kamzë, me akuzën  “asiston/ndihmon votuesit përtej mënyrës së udhëzuar dhe trajnuar nga KQZ”

Këto përbëjnë vetëm 2% të numrit total të operatorëve që punuan dhe ndihmuan. KQZ pranon se zonat sidomos rurale patën vështirësi teknike.

“Vështirësi të zgjedhësve në përdorimin e teknologjisë. Një pjesë e votuesve sidomos në zonat rurale hasën vështirësi në përdorimin e pajisjeve elektronike PEVN, për shkak të mungesës së njohurive mbi teknologjinë e re dhe procedurat e votimit elektronik”, thotë KQZ.

Përjashtohet në çdo rast manipulimi përmes makinerive në votim/numërim.

“Pajisjet elektronike regjistruan të gjitha votat me saktësi të plotë, ndërsa procesi i numërimit përfundoi brenda 3 orësh pas mbylljes së qendrave të votimit. Në orën 7 të mbrëmjes të datës 14 maj, filloi transmetimi i rezultateve nga vendet e votimit”, thotë KQZ.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?