Selia e PD

Politikë

Numërimi i votave nga Greqia, PD: Do t’i kontestojmë të gjitha, të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

17 Maj, 11:33| Përditesimi: 17 Maj, 14:44

  • Share

1747474587_partiademokratikeselia.jpg

PD thotë se do të kontestojë votat e ardhura nga Greqia. Ndërsa procesi i numërimit të votave nisi mëngjesin e sotëm, PD deklaron se ata do të kontestohen nga numëruesit dhe komisionerët e tyre dhe se do të kërkojnë që të mos përfshihen në rezultatin e zgjedhjeve pasi pretendon për manipulim të tyre.

“Për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm

Çdo votë e ardhur nga Greqia do të kontestohet si nga numëruesit, ashtu edhe nga komisionerët tanë, duke kërkuar që të mos përfshihet në rezultatin e zgjedhjeve.

Konkretisht, si numëruesit, ashtu edhe komisionerët, duhet të shënojnë në të gjitha procesverbalet tekstin si më poshtë:

"Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual.", thuhet në reagim


Lajmi kryesor:

Diaspora/ Nis numërimi i zarfeve nga Greqia! PD: Kontestojmë çdo votë nga shteti grek, të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?