Foto ilustruese

Politikë

Numërimi i votave të kandidatëve, KQZ: Kemi marrë masa për mos të lejuar 'trafikimin' e votave! Përgjigje penale nëse konstatohen shkelje

13 Maj, 13:29| Përditesimi: 13 Maj, 14:29

  • Share

KQZ ka bërë një reagim lidhur me procesin e numërimit të votave personale të kandidatëve për deputetë të listave të hapura, teksa thotë se kanë marrë të gjitha masat për të mos lejuar 'trafikimin' e votave. Sipas KQZ, janë regjistruar edhe pamjet filmike të procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave. 
 

"Komunikim për kandidatët për deputet në 'Listën e Hapur'

Nisur nga disa shqetësime për integritetin e numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese, siguroj që KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar 'trafikimin' e votave për kandidatët e 'listës së hapur' të çdo subjekti. KQZ ka regjistruar dhe ka pamjet filmike të procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për partitë politike dhe koalicionet. ", thuhet në njoftimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi. 

KQZ paralajmëron gjithashtu se nëse do të konstatohen shkelje, numëruesit apo komisionerët do të përgjigjen penalisht. 

"Nëse në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët në 'listën e hapur' do të konstatohen mospërputhje tek çfarë rezulton në pamjet filmike me atë çfarë do të rezultojë në procesin e vlerësimit të votave për kandidatin, atëherë numëruesit apo komisionerët përgjegjës për këtë rast do të përgjigjen penalisht për shkeljen e rëndë të integritetit zgjedhor.", thuhet në reagim.


 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: