Moment nga rinumërimi i votave të 11 majit

Politikë

Zgjedhjet/ Numëruesit e Fierit ende të ‘mbrojtur’, KAS asnjë kallëzim në Prokurori për manipulimin, edhe 3 javë pas rinumërimit!

25 Korrik, 12:00| Përditesimi: 25 Korrik, 12:11

  • Share

Numëruesit e Fierit ende të "mbrojtur". 3 javë pas përfundimit të Rinumërimit, KAS asnjë referim në Prokurorinë e Fierit për manipulimin me votat.

Me kërkesë të Ledio Brahos, anëtar i KAS që përfaqëson PD, janë skanuar të 587 procesverbalet e rinumërimit me të gjitha lëvizjet e votave (qoftë kur janë gabime njerëzore, qoftë raste ku dukshëm ka zhvendosje).

Edhe pse dosja është gati për t'u përcjellë në prokurori, burime pranë KQZ-së i thanë Report Tv se akoma asnjë anëtar i KAS nuk ka firmosur përcjelljen e rastit tek organi i akuzës.

Ndryshe nga Tirana, ku hapja e kutive provoi gabime njerëzore, në Fier, të paktën dy kandidatë (Ceno Klosi nga PS dhe Silva Hasaj nga PD), kishin marrë grupe votash masive brenda një qendre votimi (deri në 80 vota njëherësh).

Braho kishte premtuar se edhe i vetëm do t'i dërgonte në prokurori numëruesit, por kjo ende nuk ka ndodhur për arsye të paqarta.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?