Komandanti i dytë i Al Kaidës grupit terrorist islamik me lider të parë Osama Bin Laden, i akuzuar për ndihmën e organizuar të bombardimeve në vitin 1998 të dy ambasadave amerikane në Afrikë, u vra në Iran më 7 gusht nga operativët izraelitë me urdhër të Shteteve te Bashkuara.
Abdullah Ahmed Abdullah i quajtur ndryshe Abu Muhammead al-Masri u qëllua nga dy burra me një motor në një nga rrugët e Teheranit. Vrasja e Masrit u mbajt e fshehur deri më tani. Organizata terroriste e Al Kaidës ende nuk e ka shpallur vdekjen e tij duke patur mbulim nga zyrtarët iranian, ku asnjë qeveri nuk ka marrë përsipër asnjë përgjegjësi publikisht. Irani e mohon faktin që në vend strehoheshin terroristë të Al Kaidës. Zv ministri i jashtëm iranian Saeed Khatibzadeh tha në një deklaratë se SHBA-ja dhe Izraeli e lidhin Iranin me grupe kriminale duke shpërndarë informacion fals në media në mënyrë që të shmangin përgjegjësitë kriminalistike të grupeve të tjera terroriste ne rajon.