Foto Ilustruese

Lifestyle

Numri i dhëmbëve që keni hequr tregon se sa vite do të jetoni

15 Shtator 2018, 18:59| Përditesimi: 15 Shtator 2018, 19:02

  • Share

Me siguri që nuk e kishit menduar se numri i dhëmbëvce që keni humbur do t’ju tregonte se sa vite do të jetoni. E gjitha kjo ka të bëjë me stresin që përjetoni çdo ditë mnë situate të ndryshme.

Sipas një studimi të fundit të publikuar në revistën “The Sun”  njerëzit të cilët deri në moshën 65 vjeç kanë hequr 5 ose më shumë dhëmbë kanë pasur rrezik më të madh për ekspozim ndaj sëmundjeve serioze shëndetësore siç janë sëmundjet e sistemit kardiovaskular, diabeti dhe osteoporoza. Nga ana tjetër të gjithë ata që kanë arritur të mbushin 74-vjeç me të gjitha dhëmbët e tyre në gojë, me shumë gjasa do të festojnë edhe 100-vjetorin.

 “Shkaktarë mund të jenë traumat, pirja e duhanit apo higjiena e keqe orale, por edhe sëmundja e mishit të dhëmbëve, e cila është e lidhur me sëmundjet e zemrës dhe diabetin,”- thotë dr. Nigel Carter nga Instituti i higjienës orale. Prandaj për të pasur një higjienë më të mirë orale duhet të ulni konsumin e sheqerit, pijeeve të gazuara dhe të bëni herë pas here kontrolle tek dentisti.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?