Numri i lartë i të infektuarëve, Maqedonia e Veriut ndërpret përfundimisht kampionatin

4 Qershor 2020, 16:54| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 16:56

  • Share

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka marrë sot zyrtarisht vendimin për ndërprerjen e kampionatit, si pasojë e avancimit të pandemisë në këtë vend.

“Duke ndjekur gjendjen shëndetësore në vendin tonë, veçanërisht në ditët e fundit dhe situatën me testet pozitive me Covid 19 të konfirmuara te disa futbollist te Renova dhe Shkëndija dhe më pas procesi i vetë-izolimit, Këshilli Drejtues solli vendim ta ndërpretë sezonin garues 2019/20 në Ligën e Parë,”- thuhet në komunikatën e FFM-së.

Ndërprerja e kampionatit nuk është një lajm i mirë për skuadrat shqiptare në këtë ligë, pasi Shkëndija e Tetovës renditet e treta dhe nuk mund të shkojë në Champions League, ndërsa Struga është e fundit dhe në rast se konfirmohet tabela aktuale bie nga kategoria.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?