Numri i lindjeve në rënie, Papa Françesku dhe kryeministrja Meloni u kërkojnë Italianëve të kenë më shumë fëmijë

14 Maj 2023, 13:45| Përditesimi: 14 Maj 2023, 13:50

  • Share

Të krijosh një familje në Itali është shndërruar në një përpjekje titanike që vetëm të pasurit mund ta përballojnë.Lindjet kanë rënë me 400 mijë gjatë vitit 2022, duke shënuar për të 14 herë radhazi rënien e lirë të numrin të popullatës.

Papa i dha këto deklarata në një konferencë për krizën demografike, ku tha se rënia e nivelit të lindshmërisë sinjalizon mungesë shprese në të ardhmen, me brezat e rinj të rënduar nga një ndjenjë e pasigurisë dhe brishtësisë.

Papa tha se të rinjtë italianë “egoistë” duhet të kenë më shumë fëmijë dhe më pak kafshë shtëpiake.

Ai po fliste me kryeministren italiane Giorgia Meloni në një përpjekje për t’i nxitur liderët politikë të kthejnë një “dimër demografik” në vend, i cili vitin e kaluar pa një rënie të popullsisë prej më shumë se 300,000 personave.

“Le të mos e dorëzojmë veten ndaj mërzisë dhe pesimizmit steril, të mos besojmë se historia është tashmë e shënuar, se asgjë nuk mund të bëhet për të kthyer trendin” tha Françesku në një mbledhje vjetore të organizatave pro-familjes në Romë.

Italia kishte një numër të ulët të lindjeve të gjalla në vitin 2022, në 392,598, krahasuar me një numër të lartë vdekjesh të regjistruara, në 713,499, e cila nënkupton se vendi ka përshpejtuar një prirje demografike që mund të ndikojë në sistemin e saj të sigurimeve shoqërore.

Shkalla e lindshmërisë në Itali është ndër më të ulëtat në botë, me 1.24 fëmijë për grua.Mungesa e kujdesit të përballueshëm për fëmijët, paga e ulët dhe puna e paqëndrueshme janë ndër arsyet pse shumë gra e shtyjnë të kenë fëmijë.

Meloni, e cila ka një fëmijë me partnerin e saj, tha në konferencë se dëshiron të ndryshojë trendin në rënie të lindjeve.

Ajo foli gjithashtu në një kuptim fetar, duke thënë se qeveria e saj dëshiron të fillojë duke respektuar dinjitetin, veçantinë, shenjtërinë e çdo qenieje njerëzore, sepse secili prej nesh ka një kod gjenetik unik dhe të papërsëritshëm. Dhe kjo, na pëlqen apo jo, ka diçka të shenjtë.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?