Sulmuesi i Barcelonës Ansu Fati

Sport

Numri i rëndë në fanellë dhe dëmtimet e përndjekin, por Ansu Fati pëlqehet në Angli! Presidenti i Barçës: Menaxheri më ka informuar

10 Shkurt 2023, 14:55| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 14:56

  • Share

Numri ‘10’ që mban në fanellë është shumë i rëndë për shkak se e trashëgoi nga Leo Messi, por shkëlqimi i fillimit është zbehur për Ansu Fati-n, i cili ka pësuar edhe disa dëmtime te Barcelona.

Gjithsesi interesi për 20-vjeçarin është i madh dhe një ditë më parë ishte vetë presidenti i Barcelonës i cili konfirmoi se agjenti i futbollistit i kishte folur për disa opsione nga Premier League. Sot ndërkohë është zbuluar se klubet në fjalë janë Manchester United, Arsenal dhe Liverpool. Përgënjeshtrohet sakaq pista e Bayern Mynchen në Gjermani.

Nga Barcelona apo mediat nuk është përfolur çmimi i kartonit të sulmuesit shtatshkurtër, por faqet e specializuara të merkatos e vlerësojnë jo më shumë se 80 milionë euro. Megjithatë Barcelona nuk është e interesuar ta shesë, por faza e dytë e sezonit do jetë vendimtare për të ardhmen e Ansu Fati-t.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?