Numri i lartë i personave në paraburgim është kthyer në një problem në burgjet shqiptare. Këtë e theksoi edhe ndihmës komisioneri i Avokatit të Popullit, Sotiraq Nushi i cili tha në emisionin “Përballje” se gjatë një auditimi kishte parë të paraburgosur që flinin në dysheme.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu sqaroi se numri total i të burgosurve dhe të paraburgosurve aktualisht është 5761, ku theksoi se 60% janë të paraburgosur.
I pyetur nga moderatorja Besmir Pelushaj nëse situata me mbipopullimin në burgje pritet të përkeqësohet me ardhjen e të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe si pasojë e marrëveshjes mes qeverive, Shehu tha se nuk ekziston një rrezik i tillë pasi numri i të dënuarve që do vijnë nga Britania është i ulët dhe janë persona me dënime të ulëta.
“Totali është parashikuar që në 2 vite të vijnë 200 të dënuar. Meqë kam qenë pjesë e negociatave, janë 200 të shtrirë në 2 vite dhe janë persona me dënime shumë të ulëta. Të përjetshmit janë përjashtuar nga ajo marrëveshje.
Në momentin që janë këtu në momentin që hyn në fuqi amnistia përfitojnë edhe ata nga amnistia. Ardhja e tyre, ka nisur por është proces që kalon nga ministria në ministri pastaj në prokurorinë e përgjithshme dhe kalon në gjykatë. Deri tani ka ardhur vetëm 1 persona por edhe 40 të tjerë janë në proces” tha Shehu.
Ai sqaroi se është e pamundur që 40 të tjerët që janë në proces të arrijnë brenda këtij viti duke hequr mundësinë që të përfitojnë nga amnistia.
Lajmi kryesor:
Amnistia/ ‘Përfitojnë edhe personat në ndjekje penale’, Shehu zbulon kategoritë e të dënuarve që përfitojnë: Më së shumti meshkuj, deri në 14 gra! Ja cilët përjashtohen
B.V//ReportTv.al