Koronavirusi/ 86 viktima në 24 orë, totali i të vdekurve 724, të infektuarit nxirren me forcë nga shtëpitë

8 Shkurt 2020, 03:40| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 13:06

  • Share

Shkon në 724 numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë. 86 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë territorin e Kinës gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 720 numrin e përgjithshëm të viktimave në shkallë vendi.

Sipas raportit të fundit nga komisioni kombëtar i shëndetësisë, numri i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar atë të SARS në Kinë, i cili vrau gati 650 persona në këtë territor dhe Hong Kong gjatë viteve 2002-2003.

2 mijë e 841 raste të reja me 2019-nCoV janë konfirmuar në provincën Hubei, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në më shumë se 34 mijë. 67 nga 81 pacientët që humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, ishin nga Ohan, kryeqyteti i provincës. Deri tani rreth 545 persona kanë ndërruar jetë nga virusi në të gjithë Hubein, ndërkaq, 1 mijë e 7 pacientë janë në gjendje kritike për jetën, nga 19 mijë 835 të tjerë të shtruar në spital.

Ora 13:40
Kinë: Kampe masive me të infektuar dhe të dyshuar të prekur nga koronavirusi. Qeveria: Dezertorët do gozhdohen në shtyllën e turpit

Kina ka urdhëruar mbledhjen dhe grumbullimin e të gjithë njerëzve të dyshuar të prekur nga koronavirusi dhe vendosjen e tyre në kampe masive në karantinë. 

Nënkryeministri i vendit Sun Chunlan bëri thirrje për një 'luftë të popullit' kundër epidemisë, e cila ka vrarë të paktën 724 njerëz dhe ka infektuar rreth 35 mijë në nivel global.

Qeveria kërkoi që zyrtarët komunistë të të gjitha niveleve të marrin drejtimin aktiv të situates në këtë "gjendje lufte", ose do të përballen me "gozhdimin në shtyllën e turpit historik përgjithmonë".

Në Wuhan me rreth 14 milion banorë, mbetet e panjohur se sa njerëz do të karantinohen ose ku do të mbahen të izoluar.

Zyrtarët e Wuhan tani po kryejnë kontrolle shëndetësore derë më derë për të identifikuar transportuesit e mundshëm të infektimit që do të duhen izoluar. 

Sipas autoriteteve, njerëzit që do të futen në karantinë janë, “raste të konfirmuara, raste të dyshuara, njerëz që kanë patur kontakte të ngushta me dy rastet e para dhe ata që kanë ethe”.

24 orët e fundit kanë regjistruar në Kinë numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga infektimi me koronavirusin e ri që po frikëson botën.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit 86 viktimat e fundit e kanë çuar numrin e atyre që kanë humbur jetën në 772, duke tejkaluar numrin 650 të viktimave që SARS shkaktoi në Kinë mes viteve 2002-2003.

Konfirmimi i 3399 rasteve të reja të prekur nga virusi i Wuhan e ka rritur numrin e të infektuarve në 34 970, 6000 prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën kurse rreth 2000 konsiderohen të shëruar dhe kanë lënë spitalet.

Mes viktimave të fundit ishin edhe nje qytetar amerikan dhe një japonez që prej pak ditësh kishin shfaqur shenja të infektimit.

Ora 13:39
Gazetari Myrteza për Report Tv: S'ka maska, duhet ID për të bërë kërkesë që të marrësh një! Martesat po bëhen online, varrimet po shtyhen

 

Gazetari Edison Myrteza, në një lidhje për Report Tv ka bërë një panoramim të situatës së Wuhan, aty ku ka lindur virusi që po merr qindra jetë, koronavirusit. Teksa ka qetësuar se nuk ka asnjë shqiptar të prekur, Myrteza ka bërë me dije se ka një mungesë të theksuar të maskave. Në treg është e pamundur që të gjesh maska të tilla, edhe përkundrejt çmimeve të kripura. Ai shprehet se për të bërë kërkesë për të marrë një maskë, duhet lënë numri i kartës së identitetit. Duke u ndalur tek thirrjet që bëjnë autoritete kineze, Myrteza shprehet se përveç higjenës personale, këshillohen që të shmanget vendet të shumë populluara. Ai tregon një rast të një martese online, teksa sa u përket ceremonive mortore u është bërë kërkesë që të jenë sa më pak njerëz, ose të shtyhen pak në kohë.

"Debit të madh financiar me miliona dollarë, mungesa e maskave ka bërë që shumë të mos dalin në rrugë. Shumë rrugë janë bosh, dalin vetëm ato një nga persona. Nuk janë mbyllur supermarketet, për të mos e bërë më alarmante situatën që s'ka ushqim. Frika ekziston, por patjetër që duhet të dalin me maskë. Duhet të shënojnë nr maskën e identitetit për të marrë një maskë. S'ka maska as me çmim të kripur. Ka pasur një ceremoni dasme online. Funeralët shtyhen në kohë më të vonshme, ose të jetë me shumë pak njerëz. Stadiume dhe qendra sportive për të kontrolluar personat nëse janë të prekur nga virusi ose jo", shprehet Myrteza për Report Tv.

Ora 12:15
Koronavirusi, nëntë italianë evakuohen nga Wuhan

Nëntë italianë do të evakuohen sot nga Wuhan me një aeroplan britanik që do të transportojë edhe qytetarë të vendeve të tjera europiane.

Operacioni i evakuimit po koordinohet nga ‘Njësia e Krizave’ në Farnesina, Ministria e Punëve të Jashtme në Itali.

Në bordin e aeroplanit do të jenë gjithashtu 7 shtetas danezë, 4 suedezë dhe 2 grekë kthimi i të cilëve në vendet e origjinës do të kryhet nga qeveritë e tyre përkatëse.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, 86 viktimat e fundit të regjistruara e kanë çuar numrin e atyre që kanë humbur jetën në 772, duke tejkaluar numrin 650 të viktimave që SARS shkaktoi në Kinë mes viteve 2002-2003.

Konfirmimi i 3399 rasteve të reja të prekur nga virusi i Wuhan e ka rritur numrin e të infektuarve në 34 970, 6000 prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën kurse rreth 2000 konsiderohen të shëruar dhe kanë lënë spitalet.

Mes viktimave të fundit ishin edhe nje qytetar amerikan dhe një japonez që prej pak ditësh kishin shfaqur shenja të infektimit.

Ora 12:04
Në Francë pesë raste të reja të personave të prekur nga koronavirusi, 11 në total

Pesë raste të reja të personave të prekur nga koronavirusi janë konfirmuar në Francë.  Ata janë katër të rritur dhe një fëmijë.

Rastet e reja e çojnë në 11 numrin e personave të infektuar nga koronavirusi i ri kinez.

Vetëm njëri prej këtyre pacientëve është në gjendje kritike.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit 86 viktimat e fundit të regjistruara në Kinë e kanë çuar numrin e atyre që kanë humbur jetën në 772, duke tejkaluar numrin 650 të viktimave që SARS shkaktoi në Kinë mes viteve 2002-2003.

Konfirmimi i 3399 rasteve të reja të prekur nga virusi i Wuhan e ka rritur numrin e të infektuarve në 34 970, 6000 prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën kurse rreth 2000 konsiderohen të shëruar dhe kanë lënë spitalet.

Mes viktimave të fundit ishin edhe nje qytetar amerikan dhe një japonez që prej pak ditësh kishin shfaqur shenja të infektimit.

Ora 11:21
Të infektuarit nga koronavirusi refuzojnë të shtrohen në spital, nxirren me dhunë nga shtëpitë (VIDEO)

Sipas 'Daily Mail Online', e cila ka postuar edhe videon, shumë të infektuar me koronavirusin e Wuhan refuzojnë të shtrohen në spital dhe qëndrojnë të fshehur në shtëpi.

Në video, persona që mbajnë veshur maska mbrojtëse shihet duke nxjerrë me forcë nga shtëpitë të infektuarit teksa ata ulërasin dhe shtrihen përtokë, duke bërë rezistencë që të mos dalin nga banesat.

Ora 10:59
Koronavirusi, Pekini ‘shlyen fajin’ për vdekjen e mjekut hero me 114 000 dollarë

Pekini ‘shlyen fajin’ për vdekjen e mjekut hero.

Qeveria kineze ka vendosur të kompensojë vdekjen e Li Wenliang me 114 000 dollarë (800,000 juan) nga fondi i sigurimeve për funeralin dhe shpenzimet e tjera.

Zyra Komunale e Wuhan për Burime Njerëzore dhe Sigurime Shoqërore gjithashtu do të ndryshojë pagesën e pensionit për të afërmit e tij.

Më 30 dhjetor, Li Wenliang ngriti alarmin i pari për koronavirusin e Wuhan.

Pasi kishin postuar mesazhet e tyre të alarmit, Li dhe shtatë kolegët e tij u thirrën nga policia lokale për të "pirë çaj" dhe u qortuan ashpër për "mashtrimet" që po përhapnin në lidhje me virusin.

Një muaj më vonë, autoritetet e Wuhan pranuan se informacioni i shpërndarë mbi epideminë nuk ishte mashtrim dhe Gjykata Supreme zyrtarisht shpalli të pafajshëm Li dhe kolegët e tij.

Edhe vdekja e Li fillimisht ishte e mbështjellë me mister. Ai u deklarua I vdekur nga disa media shtetërore të cilat më pas e tërhoqën lajmin dhe sërish pas disa orësh e rikonfirmuan atë.

Në sytë e shumë qytetarëve kinezë, të cilët po shfaqen këto ditë të zemëruar me qeverinë qëndrore, ai është një lloj heroi tragjik.

Nëse koronavirusi i ri kinez nuk u shndërrua në një pandemi, ne i detyrohemi edhe Li Wenliang.

Ora 10:54
Koronavirusi, gjitari Pangolina është përgjegjëse për infeksionin e përhapur te njerëzit

Tani duket e sigurt që është Pangolina, gjitari i kërcënuar nga zhdukja por me mish mjaftë të shijshëm, që ka transmetuar koronavirusin e ri kinez te njeriu.

Me abitatin e saj të preferuar në Azinë Lindore, Pangolina është një kafshë e vetmuar, e kërcënuar nga zhdukja, por që ende numërohet në disa qindra ekzemplarë. Fatkeqësisht, në tregjet kineze ato ende gjenden dhe shiten fshehurazi nën banak, pasi duket se kinezët çmenden për mishin e saj të butë.

Sipas disa shkencëtarëve kinezë, ky gjitar është përgjegjës për infeksionin e përhapur në një treg në qytetin Wuhan, epiqendra e epidemisë.

Prej kohësh besohej se virusi e ka origjinën nga lakuriqët, por disa studiues mendojnë se Pangolina, në rolin e ndërmjetësit, ka lehtësuar transmetimin e virusit te njerëzit.

Nëpër laboratorët e botës, ndërkohë po luftohet me kohën për të kërkuar një kurë dhe një vaksinë.

Për Gary Kobinger, mikrobiolog i Universitetit Kanadez të Lavalit, prodhimi i vaksinës po vonon pasi "Nuk ka stimuj ekonomikë, kështu që askush nuk punon për të".

Edhe pse studiuesit kanë tashmë kodin gjenetik të virusit, të ngjashëm me atë të Sars, do të duhet akoma muaj për të arritur në një antidot.

Pasja e sekuencës gjenetike do të thotë ‘shërim së shpejti’.

Tani është teorikisht është e mundur për të zhvilluar një vaksinë kundër virusit të ri 2019-nCoV që u shfaq në Kinë.

“Sekuenca gjenetike është e njohur tashmë dhe vaksina mund të krijohet brenda disa javësh”, - thotë Rino Rappuoli, një nga ekspertët kryesorë ndërkombëtarë të vaksinave.

“Fakti që sekuenca gjenetike është publikuar në faqen e internetit të GeneBank dhe se është lirisht e arritshme për të gjitha grupet kërkimore në botë do të thotë që "sot ne kemi informacionin gjenetik që fshihet pas këtij virusi dhe tani është teorikisht e mundur që shpejt mund të bëjmë gjithçka, sikur të kishte virusi në laborator ”, theksoi Rappuoli.

Ora 09:25
'Morsa' e koronavirusit të Wuhan shkakton dëme në ekonominë botërore

Ekonomia kineze, e shtrënguar në morsën e koronavirusit, po ngadalësohet edhe më shumë. Dje prodhuesi më i madh i pajisjeve elektronikë dhe furnizuesi kryesor i Apple dhe të gjitha kompanive të tjera të mëdha ka pezulluar punën.

Prodhuesit e makinave në të gjithë botën po llogarisin humbjet pasi fabrikat në Kinë mbeten ende të mbyllura për shkak të epidemisë.

Viti 2020 duhet të ishte viti në të cilin duhet të festoheshin lidhjet midis Kinës dhe Italisë, që përkon me 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, por epidemia e koronavirusit ka zeruar çdo projekt

Vetëm disa muaj më parë në aeroportin e Romës 'Fiumicino', ishin inaguruar rrugë të reja për në Kinë, një strategji që synonte të bënte aeroportin romak të ishte një nga më të lidhurit, në Europë, me perandorinë aziatike.

Me rreth 5 milion turistë të regjistruar në vit, Italia është destinacioni kryesor europian i udhëtimeve nga Kina, duke tejkaluar Francën, Gjermaninë dhe Spanjën, por vendimi i qeverisë italiane për të pezulluar të gjitha fluturimet drejt dhe nga Kina i dha fund kësaj tendence duke sjellë një humbje për sektorin e turizmit prej rreth 4.5 miliardë euro, e barabartë me rreth 5% të produktit të brendshëm bruto të sektorit.

Ora 06:22
Çfarë po ndodh me Korenë e Veriut?/ Ka arritur Pyongyang t'i shpëtoj epidemisë së koronavirusit prej izolimit?

1581140636_20020603153101coronavirusnorthkorearestrictedexlarge169.jpg

Kanë kaluar rreth dy muaj që nga përhapja e koronavirusit vdekjeprurës në qytetin kinez Wuhan. Që nga ajo kohë, pothuajse çdo vend dhe territor në Azinë Lindore ka konfirmuar të paktën një rast.

Por jo  Koreja e Veriut .

Një nga vendet më të varfëra në botë, sipas deklaratave të tij publike, ka arritur të shmangë virusin pavarësisht faktit se në territorin fqinjë të Kinës, ai ka vrarë më shumë se 700 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 34,000.Më shumë se 300 njerëz janë testuar pozitivë për virusin në mbi 27 vende në të gjithë botën - përfshirë dy vende të tjera që ndajnë një kufi tokësor me Kinën: Rusia dhe Koreja e Jugut. Në fakt, çdo vend dhe territor brenda një rrezeje prej 1.500 milje të Koresë së Veriut, përveç Mongolisë me popullsi të rrallë, ka konfirmuar një rast.

Por, çfarë po ndodh? Pyongyang ose ka qenë shumë me fat, ose nuk po thotë diçka, ose po korr një nga përfitimet e pakta e të qenurit një "komb hermetik". Është tepër e paqartë se si Korea e Veriut ka arritur të shmang virusin.

Vendi nuk ka pranuar publikisht ndonjë pacient të konfirmuar me koronavirus, por Nam Sung-wook, një profesor në Universitetin e Koresë i cili më parë shërbeu si kryetar i një qendre studimi të drejtuar nga Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare të Koresë së Jugut (NIS), tha se është shumë e mundur që dikush brenda Koresë së Veriut- një vend me 25 milion njerëz – të jetë i infektuar.

Studiuesit ende po përpiqen të përcaktojnë se si përhapet virusi, por nuk besohet të jetë ajër. Është gjithashtu e paqartë nëse virusi mund të përhapet përmes feçes ose nëse pacientët e infektuar pa simptoma mund ta kalojnë atë tek të tjerët. Por Nam dyshon se një pacient kinez mund të kishte infektuar dikë nga Koreja e Veriut përtej kufirit të tyre të përbashkët.

"Ne e dimë se rajonet kineze afër kufirit të Koresë së Veriut, të tilla si Dandong dhe Shenyang, kanë konfirmuar pacientë të infektuar. Rreth 90% e tregtisë së Koresë së Veriut është me Kinën dhe ne dimë aq shumë njerëz, kamionë dhe trena që kaluan përmes kufirit midis dy kombeve përpara se Koreja e Veriut të instalonte rregulloret e fundit  për të ndaluar hyrjen e virusit në vend”, ka thënë Nam për CNN.

Pavarësisht se nuk ka pranuar publikisht ndonjë rast të konfirmuar apo madje të dyshuar, Koreja e Veriut çuditërisht nuk e ka ndryshuar retorikën e saj në lidhje me përpjekjet e saj për të luftuar virusin. Duket se vendi po e merr shumë seriozisht epideminë, sipas raporteve në shërbimin shtetëror të lajmeve KCNA.

Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë e saj për të gjithë turistët e huaj, shumica e të cilëve janë kinezë, si masë paraprake, sipas një agjensie udhëtimi që bën turne brenda vendit. Pyongyang bëri të njëjtën gjë gjatë shpërthimit të Ebola në 2014.

Më 30 janar, agjensia shtetërore e lajmeve KCNA raportoi se autoritetet kishin deklaruar një "emergjencë shtetërore", dhe se selia antiepidemike po krijohej në të gjithë vendin. Të hënën, KCNA tha që të gjithë njerëzit që hynë në vend pas 13 janarit u vunë nën "mbikëqyrje mjekësore".

KCNA gjithashtu raportoi se zyrtarët shëndetësorë të Koresë së Veriut kishin krijuar një "sistem transporti kampionesh në të gjithë vendin" dhe kishin aftësinë të diagnostikonin menjëherë raste të dyshimta.

Disa ekspertë janë shprehur skeptikë për faktin se në Koren e Veriut nuk ka raste të personave të infektuar me virus. Sipas tyre, duke pasur parasysh edhe sekretin intensiv të vendit, nuk ka gjasa që bota të dijë ndonjëherë nëse ndonjë nga masat që ka ndërmarrë Koreja e Veriut do të funksionojë në të vërtetë. Koreja e Veriut konsiderohet si një nga shtetet më tërheqëse dhe sekrete në botë, dhe marrja e informacioneve për gjithçka qoftë edhe për jetën e përditshme jashtë kryeqytetit të Pyongyang është jashtëzakonisht e vështirë për tu arritur.

Ora 05:33
Vdekja e mjekut 'Kasandër' në Wuhan, kinezët nxjerrin zemërimin ndaj qeverisë në rrjetet sociale: Thirrje për liri dhe përgjegjësi

1581139325_Screenshot12.jpg

Li Wenliang, mjeku Wuhan i  cili u vu në  shënjestër të policisë  për përpjekjen pas përhapjes së alarmit në dhjetor të vitit të kaluar, vdiq nga koronavirusi ditën e djeshme.

Mirëpo, vdekja e tij ka ngjallur një sërë debatesh në rrjetet sociale, ku persona të ndryshëm kanë shpërthyer hidhërimin dhe zemërimin e tyre kundër qeverisë, duke bërë thirrje për më tepër përgjegjësi dhe liri të fjalës. Thirrje të tilla shihen rrallë në ambientet e kontrolluara të rrjetëve sociale të Kinës.

Temat "qeveria Wuhan i detyrohet Dr. Li Wenliang një ndjesë", dhe "Ne duam lirinë e fjalës", po kryesojnë Weibo, një platformë e ngjashme me Twitter në Kinë.

Publiku ka qenë i zemëruar për javë të tëra që kur zyrtarët e Wuhan e minimizuan dëmet e shkaktuara nga virusi. Por autoritetet qendrore ishin kryesisht në gjendje ta mbanin të bllokuar zemërimin e tyre të përqendruar tek zyrtarët lokale, duke lejuar një sasi të rrallë transparence dhe duke i dhënë mediave kineze një dorë relativisht të lirë. Sidoqoftë, në javën e kaluar, autoritetet qendrore kanë forcuar kontrollin e tyre për rrjedhën e informacionit, me mediat shtetërore që theksojnë histori pozitive të rezistencës dhe heroizmit, raportojne mediat ndërkombëtare.

1581137916_Screenshot9.jpg

Një mesazh i tërhequr në dëborë që lexon "Lamtumirë Li Wenliang" në Pekin

Pamjet e mëposhtme që tregojnë ngritjen e një memorial i vogël, janë marrë nga ambientet jashtë spitalit ku punoi Li. Memoriali është ngritur për të nderuar mjekun.

1581138136_Screenshot10.jpg

1581138170_Screenshot11.jpg

 

 

Ora 05:20
Koronavirusi, Shefi i OBSH: Bota po përballet me një “mungesë kronike” të furnizimeve antivirus, përfshirë maskat për fytyrën

1581136241_Screenshot8.jpg

Bota po përballet me një "mungesë kronike" të pajisjeve që mund të mbrojnë njerëzit nga  koronavirusi , tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë në Gjenevë këtë të premte.

"Ne po dërgojmë komplete testimi, maska, doreza, respiratorë dhe veshje në vendet e çdo rajoni. Sidoqoftë, bota po përballet me një mungesë kronike të pajisjeve mbrojtëse personale," tha ai.

Nderkohë, referuar kësaj problematike, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci, tha se shumë njerëz aktualisht që mbajnë maska ​​në të vërtetë mund të mos kenë nevojë për to.

"Shumë njerëz mendojnë se duhet të mbajnë maska, edhe pse një gjë e tillë nuk është e nevojshme, nëse nuk jeni në mes të një situate ku shumë njerëz kolliten dhe teshtijnë.  Ne nuk ju rekomandojmë në mënyrë rutinore, njerëzve të veshin maska", u shprh ndër të tjera Fauci për CNN.

Ora 05:15
Japoni, 3 pasagjerë të tjerë të anijes Diamond Princess janë diagnostikuar me koronavirus

1581135464_657178fe0f17484f89134d55b3aa38f4.jpg

Tre persona të tjerë pjesë e bordit të anijes Diamond Princess janë hospitalizuar pasi u konfirmuan pozitivisht me koronavirusin e Wuhan. Lajmi u bë me dije nga Ministria japoneze e shëndetësisë, e cila raporton se rreth 64 persona janë infektuar me koronavirusin deri tani.

Anija është karantifikuar në brigjet e Yokohama, afër Tokios, që nga e marta, pasi u zbulua se një ish pasagjer i saj, një 80-vjeçar, kishte rezultuar pozitiv pas testimeve për koronavirus.

Nga 2,600 pasagjerë, nga të cilët 428 janë amerikanë, 61 prej tyre tashmë rezultojnë pozitivë për virusin. Karantina pritet të zgjasë të paktën në 19 shkurt.

Chuang Shuk-kwan i Departamentit të Shëndetit në Hong Kong tha që të gjithë pasagjerët do të duhet të qëndrojnë në bord derisa "të përfundojmë punën e karantinës". Chuang, po ashtu, u shpreh se 33 anëtarë të tjerë të ekuipazhit kishin treguar simptoma të sëmundjes në shkallë të ndryshme, megjithëse shumica kishin testuar negativisht për koronavirusin.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?