Frederic Vasseur, drejtuesi i Ferrarit

Numri një i Ferrarit: Kemi kërkuar në FIA të rishikohet vendimi mbi Sainz

7 Prill 2023, 15:20
  • Share

Ferrari i ka bërë nisjen më të keqe kampionatit të Formula 1 në 14 sezonet e fundit. "Kokëkuqja" italiane sheh vetëm 26 pikë pas tre garave të para, teksa nuk ka shijuar asnjë podium. Carlos Sainz ia ka dalë të marrë 20 pikë, me pilotin që më shumë është penalizuar për shkak të parregullsive.

Tanimë drejtuesit më të lartë të Ferrarit janë duke ankimuar në FIA vendimet, për të shpresuar më shumë pikë për pilotët e tyre. Numri një i skuderisë nga Maranello, Frederic Vasseur ka thënë se kërkojnë një rishikim të penalizimeve.

“Kemi kërkuar pranë FIA-s të rishikohet vendimi për të penalizuar Sainz në Çmimin e Madh të Australisë”. Numri një i skuadrës të Ferrari-t ka qenë i qartë në përgjigjen e dhënë gazetarëve, të cilët interesoheshin nëse “Kokëkuqja” do të pranonte ose jo vendimin që morën komisarët e garës në Melburn.

“Në të njëjtën kthesë pati një incident mes Ocon dhe Gasly, por gjyqtarët e garës e vlerësuan ndryshe”, përfundoi Frederic Vasseur.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?