Nuredin Dumani me tufa me leke, 2010

Nuredin Dumani 14 vjet më parë me tufa parash në duar! Gazetari publikon fotot : Vrasësi që e nisi 'karrierën' si 'çerri' i Talo Çelës

27 Tetor, 09:04| Përditesimi: 27 Tetor, 10:12

  • Share

Tirane- Nuredin Dumani, i akuzuar për një seri vrasjesh, një pjesë të të cilave i ka rrëfyer pas arrestimit, duke u kthyer në një bashkëpunëtor i drejtësisë, është konsideruar si një nga personazhet më të frikshëm të krimit në vitet e fundit.

Por si ka qenë Nuredin Dumani më shumë se 1 dekadë më parë? Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar në rrjet një seri fotosh, ndërsa ato i shoqëron me një postim, ku tregon se çfarë ndodhte me Dumanin në fillimin e “karrierës” së tij kriminale.

Janë foto të shkrepura më 22 shtator 2010 kur Dumani ishte 23 vjeç. Në një foto ai tregon tufat me para, në një tjetër ndan tufën me vëllanë e tij, Dashnor Dumani, tashmë i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur në 2018 në Bradashesh të Elbasanit. Ndërsa në foton e tretë Nuredin Dumani shfaqet duke dorovitur një person tjetër

“Vrasësi” Dumani para se të bëhet “VIP”

Ky që shikoni është Nuredin Dumani, 14 vite më parë, në fillim të “karrierës” së tij kriminale! Siç duket në këto foto, ai është 23 vjeç dhe duket i lumtur me tetë tufat e parave, të siguruara ndoshta nga ndonjë “kotec” i vjedhur! Në atë kohë, në kartelën e policisë, Dumani njihej si grabitës pulash, i ndonjë shtëpie fshati ku kishte të moshuar, apo shtepi të ndonjë tregtari, biznesi ose kambisti të zonës! Ende nuk kishte filluar “karrierën” si vrasës, pasi në atë kohë ishte thjesht një “çerr” i Talo Çelës nga Sinaballaj e Rrogozhinës!

Nga fotot duket qartë se Dumani, sot i akuzuar për 12 vrasje dhe i dyshuar gjithashtu për vrasjen me tritol të të pafajshmit Enea Thomallari, mburret me tufat e parave që, me shumë mundësi, në atë kohë ka grabitur ndonjë kambisti ose shtëpi të ndonjë tregtari. Duket qartë që katër nga tetë tufat e lekëve janë të mbështjellë me shiritin e bankës dhe të firmosura nga një punonjës bankar.

Këto foto janë shkrepur më 22 shtator 2010, mes orës 18:21 dhe 18:22 minuta, siç duket brenda ambienteve të një shtëpie modeste, ndryshe nga kushtet që sot vrasësi i 12 personave dhe bashkëpunëtori i drejtësisë ka brenda ambienteve të qelisë!

Nëse shikon me kujdes këto foto, ato tregojnë shumë për gjendjen e tij psikologjike! Ai duket i eksituar që ka siguruar tufat e parave, me të cilat pozon për t’i ruajtur si kujtim fitimet e krimeve të para të tij! Në foton nr. 1, përveç fotografimit të vetes, ai është kujdesur të shkrepë aparatin edhe në momentin e ndarjes së fitimit me të tjerët. Në foton nr. 2, Nuredin Dumani duket se ndan tufën e parave me vëllanë e tij, Dashnor Dumani, tashmë i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur në 2018 në Bradashesh të Elbasanit. Ndërsa në foton nr. 3, Nuredin Dumani shfaqet duke dorovitur një person tjetër, që duket se është “punëtor” i tij në planet kriminale.

Pra, 14 vite më parë, bashkëpunëtori i drejtësisë sot siguronte tufa me lekë, pasi ishte vetëm një hajdut i rëndomtë dhe i pa kuotuar ende në “bursat” kriminale të vrasjeve me pagesë! Ndërkohë, vetëm pak vite pas shkrepjes së këtyre fotove, Dumani u rekrutua si vrasës nga shefi i tij, Talo Çela. Më pas rezultoi, edhe nga bisedat e ndryshme në SkyEcc, se vrasësi i 12 personave nuk bënte pazare më me lekë, por vetëm me euro dhe shuma të mëdha! Ai arriti deri në atë pikë sa, nga delitantizmi i tij, pretendonte në bisedat e SkyEcc se do i vendoste gjobë specialistit të gjobëvënies, Emiljano Shullazi, etj! shkruan Vezaj. 

Së fundmi Nuredin Dumani  dyshohet se është urdhëruesi dhe organizatori nga burgu i shpërthimit me tritol të ndodhur në më 14 korrik 2024, në katin e katërt të një pallati në lagjen "Haxhias" të Elbasanit, aty ku banonin motrat Xhovana dhe Alda Nikolli. Nga shpërthimi u dëmtua fqinji 29 vjeçari Enea Thomaraj, I cili humbi jetën 3 muaj pas shpërthimit.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndoca: 28/10/2024 04:41

    Duar te zeza jan içta mor? A jan gabela elbasanit? Jepini mor kai gerrnet a kai xhez tbajn aheng burgut a. Ta mbajn alegrot tan rrepartin!

    Përgjigju
  • Iris: 28/10/2024 00:27

    Po fundin e karrieres si e pati?!

    Përgjigju
  • Loran: 27/10/2024 19:08

    Kaltunari katunar ngelet ...

    Përgjigju
  • Carraniku: 27/10/2024 16:38

    Nje individ nese ban nej vrasje pshmb ne Brazil edhe mund te mos zbulohet se asht ven i madh,por veni jon asht shum i vogel dhe 99% e vrasjeve zbulohen sado von te shkojn.Kta edhe lekt qe marrin i rren menja se nuk i gzojn.Dhe ne perfundim kta gangsterat vrasin njani-tjetrin.Dhe filmi myllet pa fitus.Fjalet e popullit jan vertetu ne shekuj qe leku pa djers nuk ja sheh hajrin e nuk xen ven!!

    Përgjigju
  • Shqip: 27/10/2024 11:22

    Sa krijes e piste, zhuls i qelbur,vemje!

    Përgjigju
    • NureDini: 28/10/2024 04:45

      Çe pyet a derbardh, qelbesira shqiprie, shikoje qe nga emri ta kuptosh faren qe e krijoi

  • BBC: 27/10/2024 10:48

    Fshataresia qeneria. Kisbte te drejte i mençuri i Gjitokastres qe ju thyente zverkun ketyre zvarranikeve ne fusha

    Përgjigju
  • Ago: 27/10/2024 09:36

    Cte thuash. Nje zhuls i poshter e i qelbur qe per pak para filloi aktivitetin e tij per te vrare. Pisanjos mbetet prape, nuk e ka kuptuar qe kto leket nuk e ndihmojne dot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?