Talo Çela,. Nuredin Dumani dhe Erion Alibej
Erjon Alibej në dëshminë e tij për dosjen Plumbi i Artë ka rrëfyer takimin e tij me Nuredin Dumanin, i cili, sipas tij, i ka zbuluar emrat e ekzkeutorëve të familjarëve të tij. Ai tregon se takim u organizua nga Arjan Spahiu, në një shtëpi të marrë me qira nga Alibej. Më tej, Alibej tregon se Dumani e dinte që ai ishte i gatshëm të hidhte lekë për të jkapur Talo Çelën.
“Arjan Spahiu më tha se: “Kam informacion, i kam marrë vesh të gjitha dhe duhet të bëjmë një takim me Nuredin Dumanin.” Pranova. Diku në fund të shkurtit 2020, Nuredinin e mori Arjani dhe e solli në pallatin ku unë jetoja, në një shtëpi të marrë me qira.
Nuredini kishte dëgjuar që unë hidhja lekë për Talo Çelën, dhe më tha se Talo është bërë i vështirë për t’u kapur, por unë e di kush janë ekzekutorët e familjes tënde. Filloi të më tregonte emrat: Talo Çela, Besmir Haxhia, Altin Ndoci.
Edhe tek vëllezërit Baho dhe djali i dajës kanë qenë po këta – më tha. Unë e dija që kishte qenë edhe Dashnor Dumani, e kisha si informacion”, rrëfeu Alibej.
Lajmi kryesor:
Plumbi i Artë/ Alibej zbulon policin që i jepte të dhënat: Kontrolloja sistemin TIMS! Bëra vetë hetuesin për vrasësit e familjes, maskohesha si shpërndarës picash
SI.E./ReportTv.al