Kosova & Rajoni

Nurellari për Report Tv: Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë e firmosi! Qëndrimi i tij në dy poste është i paligjshëm

1 Korrik, 20:40| Përditesimi: 1 Korrik, 20:54

  • Share

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e cila përbënte seancën e 40 ku deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit nuk formalizojnë dot institucionin kryesor. Edhe takimi i së shtunës mes krerëve politikë nuk arriti asnjë dakordësi. Madje dy krerët më të mëdhenj të opozitës, Krasniqi dhe Abdixhiku, e akuzuan Kurtin për aktrim.

Lidhur me këtë çështje ka folur për Report Tv dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare dhe politologu Adri Nurellari. Nurellari ka vendosur theksin në komentin e tij lidhur me ngërçin në Kosovë tek qasja e Kryeministrit Albin Kurti. Sipas tij Kurti ka qasje konfliktuale dhe është duke shkelur ligjin që ka shkruar ai vetë.

"Ne kemi parë sesi dëboi disa prej themeluesve kryesorë, duke i detyruar të bëjnë një parti të re, përfshirë dhe kryetarin e tij, Visar Ymerin dhe sekretarin e tij Dardan Molliqaj. Konfliktualiteti i tij është me këdo, edhe kjo është një qasje që atë e ndjek. Ose e kanë të gjithë keq, ose Kurti ka problem, tendenca të theksuara autoritare me qasje totalitare. Kush nuk është me mua është armiku im. Dështimi i 40 seancave është një pengmarrje e institucioneve e bën zoti Kurti, e bën me vetëdije. Ai ka dhënë dorëheqjen, nuk ishte në detyrë dhe ai nuk duhet ta vazhdojë. Me ligjin e Kosovës edhe me ligjin që ka bërë ai vetë. Ai është në shkelje të pastër. Është në shkelje të hapur të një ligji që ka bërë vetë por edhe të Kushtetutës ku thuhet qartazi që një figurë politike nuk mund të mbajë dy poste, pra nuk mund të jetë dhe deputet dhe kryeministër. Betimi është bërë dhe ata paguhen tani dhe nuk e di se si e ka zgjidhur çështjen e rrogës. Le të marrë pesë rroga veç të hiqet qafe me këto probleme me këtë arrogancën që e karakterizon."-tha Nurellari. 

H.K/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I nxehti ekstrem, duhet të marrë masa Shqipëria për të mbrojtur qytetarët?