Aktori i famshëm turk, Baris Arduç i dha fund beqarisë në një ceremoni private me partneren e tij, Gupse Ozay. Sipas mediave turke, Gupse dhe Baris u martuan në Çeshme, aty ku po kalojnë pushimet dhe ftuan vetëm 5 persona për shkak të pandemisë së Covid-19.
Më në fund janë publikuar disa foto nga dasma e tyre e vogël, ku vihet re se të dy kanë zgjedhur thjeshtësinë, ndryshe nga shumë dasma madhështore të vipave.
Baris ka veshur një këmishë të bardhë me një lule në krahun e majtë dhe me një palë pantallona kafe të hapur. Kurse partnerja e tij zgjodhi një fustan të shkurtër të bardhë veror stil meksikan me një palë atlete.