E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte nutricionistja nga Norvegjia Gerta Veliu.
”Vendi ku jetoj ka një kulturë tjetër të ushqyerjes, ndryshe nga Shqipëria dhe më është dashur të adoptohem me këtë gjë”, e nis kështu bisedën në studio Gerta, duke shtuar se nëse në vendin tonë gjyshet apo nënat i ndjekin fëmijët për për t’i ushqyer, në Norvegji nuk ndodh kështu.
Por a mund të bëhen kompromise me ushqimin për të nxitur ngrënien? Sipas Gertës, kompromisi për t’u ushqyer tek fëmijët nuk do të funksiononte për afat të gjatë, ndaj nuk është efektive të ushtrohet dhe për fëmijën konsiderohen si “taktika presioni”, por cilat janë disa këshilla për ushqyerjen e fëmijëve sipas nutricionistes?
Së pari, prindërit duhet të shohin gjithë historikun e ushqyerjes së fëmijës. Fëmijët shpesh refuzojnë një lloj ushqimi për shkak të teksturave ndijore të të shijuarit që janë jo aktive dhe kjo gjë ndodh dhe nisur nga ngjyrat e ushqimeve. Nëse njëra nga 8 shqisat sensioriale me kalimin e kohës qëndron inaktive, fëmija me kalimin e kohës do e shfaqi këtë gjë dhe do të bëj një “listë të zezë” ushqimesh që si ka qef.
Duhet që prindërit t’ pyesin dhe të marrin një përgjigje nga fëmija për ushqimin: a është aromë e mirë dhe çfarë arome i ngjan. Në Norvegji fëmijët i lënë të futen për të parë sesi mbillen perimet apo frutat në bace.”
Është bërë një studim në vendet nordike, në Finlandë më saktësisht, në një qendër për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, ku janë marrë një grup fëmijësh dhe prindërish për të studiuar ushqyerjen. U pa se kur fëmijët shkonin paraprakisht i preknin ushqimet, më pas shkonin me dëshirë t’i zgjidhnin vet për t’i ngrënë” tha ajo, duke theksuar se nëse fëmijët janë përzgjedhës kur janë të vegjël, e mbartin këtë cilësi dhe në adoleshencë kur rriten.
Une kam qene nje femije problematik per ngrenie.Kam nje foto qe mund t'a quaj poster klasik te menyres se si /ushqeheshehim/ dikur.Une e ulur ne shkalle me njeren faqe te superfryre si ketrat me ushqim qe e mbaja te pa pertypur me minuta te tera dhe nena ne krah duke u perpjekur te me bindete t'a kaperdija, ndersa priste me durim me pirun e nje pjate me makarona ne dore.S.d.q nje komshiu jone kishte gjetur menyren perfekte per te me bere te haja.Me meerte shpesh per dreke,por ne vend qe te me vinte perpara pjaten e te me detyronte t'a haja,me thoshte te provoja ushqime te ndryshme,ne kombinime te ndryshme.Dreka me te i ngjante nje party ku asgje nuk ishte me e madhe se nje llokume,asgje e detyruar me force dhe cdo gje ngjante me shume me nje testim ushqimesh te ndryshme dhe cuditerisht funksiononte.Ai nuk vuante me mua sic vuanin nena e gjyshja dhe sot me pelqen t'i kombinoj ushqime te ndryshme gjate vakteve,zakon te marre qe atehere.
PërgjigjuSe kuptoj se çfare shohin te mbjelle femijet ne Norvegji,Finlande,te bahcja,fruta,zarzavate,se aty nuk rritet asgje.
PërgjigjuBravo hahaha ????????????????????????