Politikë

'Në Berlin për negociatat' Bardhi: I sëmuri i Ballkanit vuan nga sëmundja e diktatorëve

22 Mars 2019, 18:06| Përditesimi: 22 Mars 2019, 18:52

  • Share

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratën e Edi Ramës se ndodhet në Berlin për të zhvilluar bisedime lidhur me negociatat. Ai thotë se halli i vetëm i tij është ruajtja me çdo çmim e karriges të cilën ia ka blerë krimi i organizuar.

"Halli i Edi Ramës nuk janë negociatat. Për hapjen e tyre i gënjeu njëherë shqiptarët vjet, po kërkon t’i gënjejë sërish këtë vit, duke mbuluar me mashtrime dështimin e tij më të madh këto 6 vite.

Halli i vetëm i Edi Ramës është ruajtja me çdo çmim e karriges së kryeministrit, të cilën ia ka blerë krimi i organizuar. Është ky hall që e detyroi të fshihej 4 ditë më rradhë, pa e ditur askush çfarë bëri Kryeministri i vendit në Paris dhe Berlin, me kë dhe përse u takua fshehurazi.

Dosja 339, dosja 184 dhe ndonjë dosje tjetër janë halli më i madh i Edi Ramës. Ato i faktojnë para botës se ai vuan nga sëmundja e diktatorëve – mbajtjen e pushtetit me çdo çmim, duke bërë pakt me krimin dhe duke blerë vota me paratë nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

I sëmuri i Ballkanit është halli më i madh që kanë shqiptarët. Është ky hall që mban dyert e Europës mbyllur, që i varfëron çdo ditë shqiptarët për të pasuruar veten dhe një grusht oligarkësh. Këto 6 vjet na kanë treguar se pa zgjidhur këtë hall, për shqiptarët nuk do të ketë Europë, nuk do të ketë mirëqenie", shkruan Bardhi.

Komento

Komente

  • entela: 23/03/2019 15:51

    Ik more injorant , Edi Rama ka fituar me voten a shumices , dhe do fitoje perseri, se e ka ndryshuar vendin qe e ju e zhytet ne batak, ju keni vjedhur per 27 vite , mashtruar ,vrare, dhe e cuat vendin ne varferi . Rrofte partia socialiste , Edi Rama, Erjon Veliaj, dhe Berishajt , Basha , Kryemadhi, Meta ju pafshim ne burg sa me pare , shushunja te ndyra .

    Përgjigju
  • sula: 23/03/2019 10:30

    kush emigrabt e jane pare tu u dridh ato tBathores .Ed Ramen nuk e hudhin dot 50 mulitant pir vetem socialistet se nuk ka program socialistt por liberal katastrifist

    Përgjigju
  • Emigrant: 22/03/2019 21:40

    Na vjen keq po kryeministri yne ka bere vizite ne nje klinike psiqike ne Paris ku dhe eshte pare nga emigrant Per dridhjet dhe frymemarjen qe I pershpejtohet kur perballohet me popullin per probleme ekonomike dhe votimi

    Përgjigju
  • Pika si nuk Ju bie: 22/03/2019 20:27

    Nuk ka me idiote , budallenj,injorante trushkulur se Ju U duket e drejte qe Ju ta merrni pushtetin ne tavoline pa u menduar fare vetem duke shkaterruar ,kurse Rama qe ka ardhur ne pushtet me vota te shumices na qenka diktator e I semure per pushtet Tutkune pushteti fitohet nuk dhurohet A kini degjuar gjekundi ne bote ndunje opozite si ju qe te lypi pushtet?????!!!!! Jeni unikale per kohe te gjaate kini per te mbetur aty ku ini

    Përgjigju
  • tori: 22/03/2019 19:51

    injoranca politike totale e juaja,paaftesia katastrofike politike e juaja ,ju coj ne marrjen e atij vendimit te dorzimit mandateve mbas 1.5 vjetesh qe nuk hut ne parlament asnjehere rregullisht por vec me rrumuje.Mbetet krejtesisht vetem e tashma asnji shtet ne Europe nuk e perkrah kauzun tuaj.Aleatet tuaj jane bazoret e Astritit,banoret e Kamzes se kulturuar e punojsit e puntoret e bashkis Shkoder.Gabimin e madhe e te pamendushem do ta paguni ju e Shqiperia mare.Por PD e LSI do largohen nga skena politike e vendin tuaj do e zejne parti te tjera,sa ma shppejt aq ma mire.Nje pjese e mire e juaja do pregaditet per "pushime" ne burgun e Recit

    Përgjigju
  • Robi: 22/03/2019 19:36

    Gazmend Henrih Himleri, shefi i policise politike Gestapo te Rajhut te trete paska bere zbulimin e radhes dhe hajde mos ta emerosh kete spiun Shef Shishi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?