Prokurori Arjan Ndoja

Në burg për atentatin ndaj prokurorit, Redjan Rraja kërkon lirinë në Apel

8 Nëntor 2019, 12:42| Përditesimi: 8 Nëntor 2019, 12:54

  • Share

TIRANË - Redjan Rraja kërkon lirinë duke ankimuar në Apel përmes avokatit, masën e arrestit me burg dhënë nga Gjykata për Krime të Rënda. 34-vjeçari i njohur me pseudonimin "Dara" për shkak të profesionit si stomatolog, akuzohet nga prokuroria si një nga atentatorët ndaj prokurorit Arjan Ndoja, që mbeti i plagosur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit, teksa ishte në makinë me Landi Muharremin, një person me precedentë penalë, dhe shoferin e tij Andi Maloku, i cili ndërroi jetë dje në spitalin e Traumës.

Në makinën që autorët braktisën por që nuk mundën të djegin pasi dyshohet të mos u jetë hapur bagazhi ku kishin shishet me benzinë, u gjetën ndër të tjerë një palë syze mbi të cilat pati gjurmë gishtërinjsh që i korrespondojnë Redjan Rrajës, nga Nikla e Fushë-Krujës, kushëri i deputetit socialist, Rrahmam Rraja.

Deri më tani 34-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me atentatin ndërsa është shprehur se nuk ka dijeni se si janë gjendur gjurmët e tij në makinën e atentatorëve.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nosku: 08/11/2019 21:02

    Nuk e ka vrar ai apo ato por shik-u. Nuk don shum te kuptohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?