Nagelsmann dhe lojtarët e Bayern

Në dhomën e zhveshjes së Bayern-it ka një 'spiun', Nagelsmann i shqetësuar: Nuk e di nëse do mund të shihet në pasqyrë kur ta gjej

18 Mars 2023, 08:42| Përditesimi: 18 Mars 2023, 08:59

  • Share

Trajneri gjerman i Bayern Munich,  Julian Nagelsmann është i bindur se brenda dhomës së zhveshjes së skuadrës ka një ‘spiun’ që i zbulon taktikat para ndeshjeve duke dhënë informacione për mediat gjermane.

Sport Bild zbuloi disa nga planet e tij të lojës në edicionin e së mërkurës, duke e lënë trajnerin e Bayern Munich të bindur se ka një tradhtar në grupin e tij.

Mbetet për t’u parë se kush është pasi trajneri nuk e di se kush është ai por u shpreh se kërkimi për të gjetur ‘tradhtarin’ është shumë i ndërlikuar.

“Më bezdis. Një person që transferon diçka dëmton çdo lojtar, ky nuk është qëllimi i dëshiruar. Spiunët janë një specie e mbrojtur, kështu që kërkimi është shumë, shumë i ndërlikuar. Është e rëndësishme për mua që të mund ta shoh veten në sy dhe për këtë person do të jetë e vështirë të shikohet në pasqyrë”, ka thënë Nagelsmann në konferencën për shtyp.

Trajneri i ri 35-vjeçar është shqetësuar shumë nga kjo histori dhe pranon se e mendon shumë, pasi pyet veten se cili është qëllimi i personit që përcjell informacione nga dhoma e zhveshjes së Bayern Munich.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?