Kronikë

'Në dy ditët në vijim përkeqësohet moti'! Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron drejtuesit e mjeteve detare

20 Dhjetor 2019, 20:21| Përditesimi: 20 Dhjetor 2019, 20:34

  • Share

DURRS- Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se në dy ditët në viti moti do të përkeqësohet duke sjellë erëra të forta dhe reshje shiu. Ajo i bën thirrje të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në det që të marrin masat për sigurimin e mjeteve të lundrimit dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit.

"Në datën 20-23 dhjetor 2019 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 38 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla bufort. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë. Pritet që deri në mesnatën e ditës së diel era dhe deti të kenë të njëjtin intensitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese", njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?