'Në emër të jetës dhe vijimësisë së saj', mesazhe nëpërmjet artit për të 'luftuar' koronavirusin nga shtëpia (VIDEO)

23 Mars 2020, 09:22| Përditesimi: 23 Mars 2020, 23:13

  • Share

Kur është shënuar viktima e katërt në Shqipëri nga koronavirus, bëhet gjithnjë e me shumë e domosdoshme për të kuptuar se lufta me armik të padukshëm është e vështirë dhe kërkon vigjilencë. 

Në kuadër të masave të marra nga qeveria, artistët kanë lënë punën në ambientet e punës dhe po vijojnë misionin e tyre për të dhuruar art nëpërmjet shtëpisë. 

Artistët e  teatrit të operas kanë interpretuar nga shtëpia "Dua më shumë Shqipërinë", si një mesazh në emër të jetës, vijueshmërisë së saj, për familjen, veten, të afërmit, ata që janë në sherbim, për një të mesërme më të mirë. 

Ora 17:58
Karantina sjell 'krizë' në shtëpinë e Bes Kallakut, aktori: Duhet të dal të blej kos...

Aktori i humorit Bes Kallaku gjatë ditëve të izolimit ka treguar me humor momente nga ditët  e tij dhe familjes. 

Në një postim në rrjetet sociale aktori tregon me humor "mungesën e kosit" në shtëpinë e tij dhe qëndrimin te frigoriferi më shumë herë sesa duhet. 

Ora 17:22
Elma Doresi sjell mesazhin e veçantë: 'Unë rri në shtëpi' në gjuhën e shenjave

Situata e vështirë e krijuar nga koronavirus në Shqipëri, 2 javë pas konfirmimit të rastit të parë me koronavirus nxit nevojën urgjente për të kuptuar pasojat fatale që ky virus mund t'i sjellë shoqërisë nëse përhapet masivisht. 

Për të parandaluar këtë, shumica e njerezve janë ndërgjegjësuar për të qëndruar në shtëpi. 

Mesazhe pafund sensibilizuese mjaft të vlefshme nga artistët kanë qarkulluar në rrjetet sociale, nëpërmjet fjalëve, këngëve etj. 

Ndërkohë regjisorja Elma Doresi ka zgjedhur një mënyrë të vecantë për të përcjellë mesazhin për të qëndruar në shtëpi: me anë të gjuhes së shenjave! 

Që të gjitha kategoritë e shoqërisë të jenë të ndërgjegjësuar, që të gjithë të jenë të mbrojtur në këtë betejë! 

"Emri im eshte Elma. Une rri ne shtepi. Edhe ti, njesoj si une. Ju puth

 Ps : Per ate qe nuk me njohin, kam punuar 5 vite me femijet qe nuk degjojne. Iu pergjigja pozitivisht dhe me shume dashuri kerkeses se @irena_orucaj per te thene ne gjuhen e shenjave #qendroneshtepi . #unlimited #iorestoacasa #lingua #segni #njerezit #qe #nuk #degjojne #judua #qendroneshtepi" shkruan regjisorja. 

 

Ora 13:40
Në emër të dashurisë për jetën, kori i Liceut Artistik 'Jordan Misja' sjellin 'Eja, eja luleborë' (VIDEO)

Kori i i Liceut Artistik “ Jordan Misja“ Tiranë ka ndërmarrë një nismë vërtet të veçantë duke na risjellë këtë prag pranvere këngën “Eja, eja lule borë”, e shkruar në vitin 1946 nga poeti shkodran Zef Pali dhe e kompozuar nga Simon Gjoni e që vijon të mbetet ndër këngët më të bukura shqiptare. Në drejtimin e Ermira Alliut të gjitha vajzat dërguan videot nga shtëpitë e tyre nga: Shkodra, Hasi, Rrësheni, Dibra, Lezha, Laçi, Fushë Kruja, Durrësi, Elbasani, Tirana, Lushnja, Fieri etj të cilat u sollën në një nga Mersa.

 

Ora 11:59
Sugjerimi i Klaudia Hilës për bashkinë: Vendosni më shumë muzikë (VIDEO)

Regjisorja Klaudia Hila nga shtëpia e saj, ku këto ditë gjendet e vetizoluar për shkak të COVID-19, teksa bën apel që të qëndrojmë në shtëpi i sugjeron bashkisë që të mundësojë muzikë në disa pika në Tiranë

Ora 11:56
Kujtim Prodani: Më ndihmoni që mos të shkruaj më për ata që ikin pa radhë (VIDEO)

Kantautori i njohur Kujtim Prodani përmes këngës “Hej mik” u kërkon të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi, që mos të shkruajë më vargje të trishta. 

Ora 11:55
At Viktor Demaj: Duhet të reflektojmë rreth vlerave të jetës (VIDEO)

At Viktor Demaj teksa bën apel që të qëndrojmë në shtëpi këtë periudhë të vështirë, e konsideron këtë moment të përshtatshëm, që të gjithë reflektojmë për vlerat e jetës sonë

Ora 11:52
“Asgjë sikur dielli” performon këngën “Disident” (VIDEO)

Artisti Alban Nimani i grupit “Asgjë sikur dielli” këndon këngën “Disident” për miqtë e tij virtual. Këtë performancë të veçantë nga karantina ai e shoqëron me kitarë

Ora 10:49
Alesio Aliaj: Ja si përjetohet koronavirus në Australi, flet edhe për suksesin e Ledri Vulës atje (VIDEO)

Ish modeli Alesio Aliaj ka treguar përmes një lidhje skype në emisionin "Rreze Dielli" si po përjetohet koronavirus në Australi, ndërkohë që flet me krenari edhe për suksesin që po prekin atje këngëtarë shqiptarë si Ledri Vula. 

Aliaj thotë se sot ishte dita e parë që shteti ka vendosur izolimin e njerëzve në shtëpi, ndërkohë që ka vendosur mbylljen e rreth 80% të bizneseve

"Sot dita e parë që është dhënë ultimatumi. Janë mbyllur 80% e bizneseve. Cdo gjë është anulluar. Hapur janë vetëm spitalet dhe dyqanet. Është situatë shumë e keqe. E kemi marrë si shaka, por nuk është shaka". 

Si organizator i shumë koncerteve në Australi, Aliaj ka treguar se shumë prej tyre janë anuluar, si psh ai i këngëtarit Noizy, ndërkohë që me krenari flet edhe për suksesin e Ledri Vulës, që krahas suksesit në Shqipëri, po prek suksesin edhe në anën tjetër të globit. 

"Kemi mbyllur me sukses një tur koncertesh me Ledri Vulën. Ka rezultuar i suksesshëm. Shumë prej këngëve të tij po luhen nga dj kur ka koncerte e nëpër diskoteka" shprehet ai. 

Ora 10:40
Koronavirus, këngëtarja: Po shohim jetën ndryshe, po vleresojmë gjërat që s'i vlerësuam në të përditshmen (VIDEO)

Duke shpresuar që mesazhi i saj t'ju gjej të gjithëve mirë, këngetarja Eltina Minarolli shprëhet nëpërmjet një video selfie se duhet të qëndrojmë pozitive dhe të mos i humbim shpresat se do tja dalim mbanë edhe në këtë situatë. 

Ajo tregon se ka mësuar ta shohë ndryshe jetën, të shohë dimensionet e saj, që në të përditshmen nuk i kishte vënë re. 

Ora 10:37
Mariza Ikonomi: Ndodhemi në një moment të vështirë, qëndroni në shtëpi (VIDEO)

Këngëtarja Mariza Ikonomi gjithashtu ka bërë thirrje që këtë moment të vështirë që po përjetojmë, ta kalojmë të gjithë së bashku duke ndjekur rregullat. 

Duke qenë optimiste se kjo situatë do marrë fund, këngëtarja shprehet se shpejt do ti rikthehemi asaj që të gjithë shpresojmë më shumë:Jetës së përditshme

Ora 10:33
Alket Islami 'sfidon' koronavirusin nga ajri: Do ia dalim (VIDEO)

Në një video-selfie ndryshe nga të tjerat, jo nga toka por nga ajri, Alket Islami thotë jep mesazhin se ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët, duke 'sfiduar' koronavirusin me atë që di të bëjë më mirë, sportet ekstreme

D.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ky po qe edhe Po i ndodhi gje ,!: 23/03/2020 11:23

    Do lindin perseri ,,sic shkruhet ne. KURAN dhe. BIBEL .. ngaqe ka dy Ora..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?