Big Mama është një nga këngëtaret shqiptare që është përfolur gjithmonë për muzikën e saj. Ndodhta për shkak të peshës apo formave trupore, Bigu kurrë nuk e ekspozonte trupin e saj.
Mirëpo këngëtarja një vit më parë ju nënshtrua një operacioni për ngushtimin e stomakut dhe nuk ngurroi që këtë fakt ta ndante me të gjithë publikun. Tashmë ndryshimet në peshën e saj janë mjaft të dukshme dhe vetëbesimi i këngëtares është rritur.
Si rrallëherë, këngëtarja ka publikuar foto nga pushimet ku shihet e veshur me rrobabanjoje dhe një rrjetë të hedhur sipër. Me siguri që Big Mama ka pritur shumë kohë që të realizojë këto foto, por rezultatet flasin vetë.
Foto të publikuara nga Big Mama
Komento