Bota

Në fundjavë priten të bjerë raketa kineze 18-tonëshe që ka dalë nga kontrolli, në hartën e rënies së mundshme përfshihet edhe Shqipëria

7 Maj 2021, 12:44| Përditesimi: 8 Maj 2021, 08:09

  • Share

Mbetjet e një rakete të madhe kineze, që u lëshua në hapësirë javën e kaluar, pritet të hyjnë në atmosferën tonë më 9 maj. Raketa Long March 5B u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor dhe objekti 18 tonësh është një nga më të mëdhenjtë në dekada që do të realizojë një hyrje të pa drejtuar në atmosferë.

Ekspertë të ndryshëm të modelimit të mbetjeve hapësinore mendojnë se në orët e para të së dielës raketa do të hyjë në atmosferë, edhe pse parashikime të tilla nuk janë gjithmonë të sigurta.

Zona e rënies së mundshme në këtë rast është e kufizuar akoma më tej nga trajektorja e fazës së raketës dhe mbetjet mund të bien në 41.5 gradë gjerësi gjeografike veriore dhe  41.5 gradë gjerësi gjeografike jugore, pjesë në këtë hapësirë gjeografike është edhe Shqipëria.

Raketa kineze që doli jashtë kontrollit pak momente pas lëshimit të saj në hapësirë, po ndiqet hap pas hapi nga edhe nga autoritetet në Pentagon, të cilët kanë deklaruar se nuk do ta godasin atë në hapësirë.

Ekspertët deklarojnë se mundësitë që njerëzit të goditen nga një pjesë e mbetjeve hapësinore janë shumë të vogla, për shkak se pjesa më e madhe e globit është e mbuluar nga ujërat. Rreziku është edhe më i vogël duke marrë në kosideratë faktin se një pjesë e madhe e materialeve, digjen në atmosferë. Megjithatë, ekziston një shans që pjesët e raketës mund të bien në një zonë të populluar, si në maj të vitit 2020, kur copa nga një raketë tjetër kineze Mars Long 5B ranë në Bregun e Fildishtë, duke dëmtuar disa ndërtesa.

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?