Kronikë

Në hetim për abuzim me tendera, 15 anëtarët e stafit të Universitetit Bujqësor paraqiten në SPAK

3 Mars, 12:13| Përditesimi: 3 Mars, 12:24

  • Share

TIRANË- 15 anëtarë të stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës janë paraqitur në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Ndaj tyre GJKKO ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitjeje si të dyshuar për abuzimin në 9 procedura tenderimi.

Për 4 të tjerë u la në fuqi masa arrest shtëpie të enjten e 26 shkurtit ndërsa për 4 të tjerë masa arrest në burg. Në kërkim rezulton ende Piro Zoga,  zotëruesi i operatorit 'Krijon shpk'.

Sipas SPAK, hetimet, të nisura më 21 tetor 2022, zbuluan një skemë të mirëorganizuar, në të cilën zyrtarë të nivelit të lartë akademik, përfshirë 2 zëvendësrektorët Ilir Kapaj e Romina Kotaj, dhe administratorin, Edmond Tërthorja në bashkëpunim me biznese manipuluan procesin e prokurimeve publike, duke favorizuar firmat “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF”.

Hetimet zbuluan se këto firma jo vetëm favorizoheshin dhe paracaktoheshin në tendera, por edhe bënin oferta fiktike në emër të bizneseve të tjera për të fryrë vlerën e tenderave. SPAK thote se hetimet zbuluan se përgatitja e dokumentacionit për fondet limit dhe specifikimet teknike ishin bërë në koordinim të plotë me fituesit e paracaktuar të tenderave, ndërsa nuk bëhet asnjë analizë reale të tregut.

Dokumentet hetimore tregojnë se pajisjet dhe mallrat e tenderuar ishin siguruar nga operatorët fitues disa muaj përpara shpalljes së procedurave, duke treguar se fituesit ishin vendosur paraprakisht. Ky manipulim ka përfshirë edhe anëtarët e njësisë së prokurimit dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët kanë ndihmuar në përzgjedhjen e fituesve të paracaktuar.

Ndërkohë nuk është ekzekutuar masa arrest me burg për Piro Zogën,  Zotëruesi i operatorit 'Krijon shpk' . Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).

Emrat në hetim nga SPAK dhe akuzat
'Arrest me burg'
1- Edmond Tërthorja, administratori i UBT-se - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 6 raste (nenet 258 e 25 të Kodit Penal)
2- Amarildo Lleshi, përgjegjësi juridik i UBT - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 5 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
3- Mehmet Qoshja-  drejtor i prokurimeve - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 3 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
4- Altin Murto,  - Drejtor i fondeve - “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, në 2 raste, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
'Arrest në Shtëpi'
5- Agim Sefa, - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim 
6-Arjan Buliqi, - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
7- Artur Koleci -  Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim 
8- Radion Dhromi  - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim
'Detyrim me paraqitje'
 9- Serafin Skënderi - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim 
10 -Ilir Kusi- Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim 
11- Dritan Laçi - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim 
12- Azem Parllaku -  Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim 
13- Blenard Spaho - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim 
14 - Tedi Proda - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim 
15 - Enkeleida Sallaku - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim,  në 2 raste, nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
16- Klara Jahollari - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
17- Ilir Kapaj - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
18- Erjola Kopali - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
19- Klea Lekocaj - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
20- Romina Koto -  Akuzohet për “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal
21- Bejo Bizhga - Akuzohet për Shpërdorimi i detyrës” arashikuar nga neni 248 i Kodit Penal
22- Etleva Shore - Akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
23- Rezearta Dervishi - Akuzohet për  “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste)

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?