Receta

Në kuzhinën e Aida Markut me gatime tradicionale elbasanase

12 Mars 2019, 13:26| Përditesimi: 14 Mars 2019, 07:26

  • Share

Kuzhina e “Rreze Dielli” këtë herë ka udhëtuar drejt qytetit të Elbasanit për të mësuar disa receta tradicionale për Ditën e Verës. Në shtëpinë e shefes së kuzhinës Aida Marku kemi gatuar receta tipike të cilat mund ti marrim me vete në piknikun e organizuar enkas për këtë ditë. Byreku me gjizë dhe presh apo mishi i qingjit me qepujka e karrota ishin 2 prej recetave që Zonja Aida gatoi për ditën e Verës. Veç tyre ajo sugjeroi edhe vezët e ziera, misrat e zier, bukën e misrit të shoqëruar me gjizë e kopër apo edhe të tjera produkte e gatime karakteristike që nuk duhet të mungojnë në shportën tuaj të 14 marsit.

Moderatori Alban Musa duke gatuar me shefen e kuzhinës Aida Marku

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?