Kronikë

Në kërkim për mbjellje të kanabisit në shtëpinë e tij, arrestohet 28-vjeçari në Mat (VIDEO)

29 Gusht 2019, 14:51| Përditesimi: 29 Gusht 2019, 15:00

  • Share

Një 28-vjeçar u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar "German" pasi rezultonte të ishte person në kërkim. 

Ndaj tij, gjykata kishte caktuar masë sigurie "Arrest në burg" për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, arrestuan A.Gj., 28 vjeç, banues në Burrel.

Gjatë kontrollit të territorit të ushtruar nga Policia për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në muajin korrik 2019, në afërsi të banesës së tij, në një zonë të pyllëzuar në fshatin German, ka tentuar të kultivojë bimë narkotike Cannabis Sativa, në kubikë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak dhe vegla të ndryshme për pastrimin e armëve të zjarrit.

G.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?