KURBIN- Andrea Korriku 22 vjeç, i shpallur në kërkim nga Policia e Kurbinit është vënë në pranga. Gjykata e Lezhës kishte caktuar ndaj tij masën arrest me burg.
I shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2024, është arrestuar nga Policia e Kurbinit 22-vjeçari Andrea Korriku.
Ndaj 22-vjeçarit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ pasi dhjetorin e kaluar, po udhëtonte me automjet ku brenda kishte 1 armë zjarri të llojit pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete.
Automjeti i Korrikut u gjet i braktisur pasi ai kishte arritur që të largohej sapo ka parë prezencën e policisë ndërsa dyshohej se arma e zjarrit do të përdorej për ngjarje kriminale.
“Në muajin dhjetor 2024, 22-vjeçari qarkullonte me automjet, me armë zjarri që dyshohet se do e përdorte për ngjarje kriminale dhe braktisi automjetin, kur pa shërbimet e Policisë.
Gjatë operacionit të koduar “Parandalimi”, Policia gjeti në automjetin e braktisur, 1 armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:
-A. K., 22 vjeç, banues në Mamurras.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Parandalimi”, i zhvilluar në muajin dhjetor 2024.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komente
